Jese Rodriguez ka gjetur akordin dhe pas kalimit të testeve mjekësore do firmosë me Sampdorian në Serie A. 29-vjeçari nga Las Palmas ka lënë Ankaragucu në Superligën e Turqisë pas vetëm gjashtë muajve dhe kalon te "dorianët" që trajnohen nga Stankovic.
Sulmuesi anësor shihet si shpresa e Sampdorias, me klubin e Serie A që është në vështirësi dhe e gjen veten në fundin e klasifikimit. I dalë nga moshat e Real Madrid, sulmuesi ka luajtur edhe me ekipin e parë të Galaktikëve.
Karriera e Jese më pas ka vijuar te PSG, Stoke City, Real Betis, Sporting dhe Las Palmas, aty ku ishte bashkëlojtar me Armando Sadikun, sulmuesin e Kombëtares.