Shokët i zbuluan sekretin, zhduket 27-vjeçari nga Prespa. Makina u gjet pak km nga banesa, mister gjurmët që u gjendën në dëborë!

Dhembja dhe pikëllimi kanë pllakosur në familje, që prej ditës kur 27-vjeçari doli nga banesa me makinën e tij dhe nuk u kthye më. Babai i tij Nasiri sëbashku me kushëririn Ilir Idili iu drejtuan emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV për të kërkuar ndihmë. Mëngjesin e 21 marsit në një mot të keq, ndërsa jashtë binte dëborë, i riu doli me makinën e tij dhe me vete mori edhe portofolin me 500 euro Brenda. Ai  njoftoi familjarët se do të merrte një porosi, pasi i kishte mbërritur edhe një mesazh në celularin, që e la në banesë. Islami kishte parkuar pak kilometra larg shtëpisë së tij dhe brenda në automjet u gjetën edhe çelësat në kroskot, por sakaq i riu ishte zhdukur. Familjarët zbuluan disa gjurmë të mbetura në dëborë, pranë vendit ku ndodhej automjeti, gjurmë që tregonin drejtimin tek anijet e ankoruara në breg të liqenit të Prespës. Familjarët dyshojnë se këto gjurmë i përkisnin Islamit, por nuk kanë mundur të zbulojnë asgjë konkrete për fatin e tij. Për babain, një nga arsyet që djali i tij humbi gjurmët është zbulimi i sekretit nga shokët e tij, për një lidhje dashurie që ai e kishte mbajtur të fshehur. Këtë dyshim ai e lidh me një debat mes shokësh, që kishte ndodhur një ditë para se Islami të humbte gjurmët. 

Një ditë para se të zhdukej kishte qenë në një ditëlindje dhe erdhi shumë i pirë. Ai kishte debatuar me një djalë nga i njëjti fshat dhe kur u kthye, nuk e kisha parë kurrë në atë gjendje. Djali kishte nisur një lidhje dhe s’donte ta dinte askush. Ky djali e kishte ngacmuar duke i zbuluar sekretin. Madje ky person u mor në pyetje edhe nga policia. Ditën që humbi gjurmët ishte shumë kohë e keqe dhe më kërkoi çelësat e makinës. Ishte në humor të mirë atë mëngjes. Atë mëngjes më tha se i kishte ardhur një porosi dhe do të shkonte ta merrte. Celularin e la në banesë, ndërsa i kishin mbërritur edhe tre mesazhe. Sapo kishte përfunduar kursin e informatikes dhe gjuhës angleze, ndërsa dy ditë më parë bëri edhe pagesën. Kur erdhën porositë më pyeti se mos kishin lidhje me diplomat, por i kujtova se të dielën  postat nuk punojnë. Në atë moment më kërkoi çelësat e makinës dhe doli. Ndoshta dikush ka lidhje me këto porosi, ose ka gisht me zhdukjen e djalit. Kur doli ishte veshur bukur dhe u zgjua më herët se çdo ditë tjetër. Kishte marrë edhe portofolin me afro 500€ në të. Makina u gjet 3 kilometra larg shtëpisë, bashkë me çelësat brenda, një veprim që ai nuk e bënte kurrë, të linte çelësat në makinë. Roja i parkingut e kishte parë Islamin teksa kishte qëndruar rreth 15 min brenda në makinë. E kishte parë nga larg. Atë ditë nuk kishte as energji elektrike dhe kamerat ishin të fikura. Më tutje makinës u gjendën edhe disa gjurmë në dëborë. Një e afërme e jona e  ka parë Islamin në Ohër, ndërsa ai ishte fshehur. Kjo ndodhi një javë më pas. Kam dëgjuar se ndoshta ka marrë rrugën nga liqeni për të kaluar në Greqi, dhe dyshoj se është kapur nga policia greke dhe ndodhet në paraburgim. Unë dua t'i them djalit që nëse më dëgjon të paraqitet e të thotë ku ndodhet. Unë e di që nuk është i hidhëruar me ne prindërit, por dua të di vetëm arsyen pse?


Banorët e Prespës dhe policia vendase për ditë me radhë bënë kërkime në liqen, në mal, nëpër kampe e rrethina, ndërsa u përdor edhe një qen i specializuar për gjeten e trupave, por pa rezultat. Tre ditë radhazi ekipi i polumbarëve nga Shkupi dhe Ohri qëndruan nën ujë, por që nga 21 marsi e deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e 27-vjeçarit.


 

Emisioni i plote

O.D./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kosova kundërshton nismën për bashkëpunim rajonal ‘Ballkani i Hapur’ si është sipas jush ky qëndrim?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Nuk është luftë, është thjesht një bandë në çark