Shokon vajza e abuzuar prej dy vitesh nga njerku: Ai më përdhunonte, kur nëna ikte në punë’! Nëna: Nuk e dija, xhelozoja se e doja shumë

Kjo ngjarje tronditëse u zbulua, pak kohë, pasi Katerina dëboi nga banesa për shkak të dhunës, ish-bashkëjetuesin. Largimi i 49-vjeçarit nga shtëpia bëri që 31-vjecarja të ’çelë gojën’ duke i rrëfyer nënës, që nga veprimet e pahijshme e deri në detyrimin me dhunë për të kryer marrëdhënie seksuale.

Pas 7 muajsh njohje ne vendosëm të bashkëjetonim.Punoja pastruese në një rrobaqepësi, sepse bashkëjetuesi më kërkonte të punoja gjithë kohës. Ai ishte i papunë, ndërsa rrinte nëpër locale duke konsumuar alkool. Vajza rrinte në shtëpi vetëm me Ardian Qershinë, 49 vjeç. Të vërtetën e zbulova pasi ra tërmeti i nëntorit. Ne ndërruam banesë, sepse vajza kishte frikë. Bashkëjetuesi ka abuzuar me vajzën që kur fillova punë, por unë nuk e dija. Nuk më shkonte mendja fare’ nis rrëfimin e saj tronditës 55-vjeçarja

Katerina Kamberi tregon si mësoi abuzimin ndaj të bijës, ndërsa i rëndë është edhe rrëfimi i 31-vjeçares, e cila mundohet të japë detaje, që e kanë rënduar edhe më shumë gjendjen e saj psikologjike. E vetmja pyejtje që ajo bën është: A do ta fusni në burg Ardian Qershinë

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

S.K, vajza e abuzuar: Më fërkonte shumë, unë nuk dija gjë.

Odeta Dume: Pse nuk ia tregove nënës tënde të vertetën?

S.K, vajza e abuzuar: Nuk dija gjë. Nëna ishte në punë. A do ta fusni në burg Ardian Qershinë ?  Ai mi hapte këmbët dhe më…

Odeta Dume: Znj. Kamberi, ju nuk kuptuat asgjë, vetëm vajza iu tregoi ? Cfarë ndodhi më pas?

Nëna e të abuzuarës: Ne kërkuam shtëpi me qira. I dërgoi motra lekë dhe morëm një shtëpi te Këneta në Durrës. Aty filluan konfliktet mes nesh. Para tërmetit nuk i kushtoja shumë rëndësi, pasi nuk e njihja shumë bashkëjetuesin. Akoma nuk ishim ambjentuar me njëri-tjetrin. Nuk më shkonte mendja te vajza. Para se të nisja bashkëjetesën me të, i tregova për fëmijën.

S.K, e abuzuara: më puthte këtu (prek buzën), më prekte,  qan…

Nëna e të abuzuarës: Është shumë e rëndë mami, nuk fliten ato fjalë.

Xhelozia ishte një shkaqet kryesore që trazuan dyshimet tek bashkëjetuesja e 55-vjecares, por kurrsesi pa mundur të zbulojë taktikat që përdorte Ardjani për të qëndruar vetëm  me vajzën e saj.

Nëna e të abuzuarës: Ai filloi të pinte dhe ia dorëzoja të gjithë lekët që fitoja, edhe pensionin e vajzës gjithashtu. Kam pranuar çdo gjë, vetëm që atij të mos I mungonte asgjë nga unë. Gjithmonë donte të më largonte nga shtëpia dhe sajonte skena xhelozie, me qëllim që të qëndronte vetëm me vajzën në shtëpi.

Odeta Dume: Çfarë ndodhi ditën që e dëbuat Ardian Qershinë nga shtëpia ?

Nëna e të abuzuarës: Njëherë i kam drejtuar thikën, pasi më bënte xheloze. Rrinte gjithë ditën në “Facebook” dhe bënte veprime të çuditshme. Filluan të ftoheshin marrëdhëniet mes nesh, por kurrë nuk më shkonte mendja tek vajza. Me këtë situatë nuk duruva më. Më dhunonte në rrugë dhe në sy të vajzës. Kam shumë urdhëra mbrojtje për shkak të dhunës që ai ushtronte ndaj meje. E përzura nga shtëpia vetëm për shkak të dhunës. Më ofendoi. Ik tha, kush merret me ty. Ti gjithmonë kështu je. Përse erdhe nga Greqia? Të më komandosh mua? I thashë: Të dy do e drejtojmë dhe do e korrigjojmë njëri-tjetrin. Ai nuk pranonte bashkëpunim dhe vetëm debatonim. Aty nuk durova më.

Odeta Dume: Të ka dhunuar Ardian Qershija?

S.K, vajza e abuzuar: Po.

Odeta Dume: Kishe frikë t’i tregojë nënës?

S.K, vajza e abuzuar: Hesht

Katerina Kamberi, nëna: kur e shikoj vajzën kështu mpihem komplet.

S.K, vajza e abuzuar: më ka rrahur. Ma fuste me dorë kokës. Atë ditë nëna po i fuste thikën në bark.

Katerina Kamberi, nëna: Trego momentin kur kam dashur ta godas me thikë. Nuk e ka dhunuar në syrin tim, por kur kanë qenë vetëm në shtëpi.

S.K, vajza e abuzuar: U vesh dhe iku nga shtëpia. A do ta fusni Ardian Qershinë në burg? Është e vërtetë që më ka përdhunuar. Nuk dija gjë. Më thoshte: Mos i thuaj mamit. Ka ndodhur shumë herë. E tmerrshme!

Odeta Dume: U ndjeve e sigurtë kur Ardian Qershija u largua nga shtëpia ?

Nëna e të abuzuarës: U gëzua kur ai u largua nga shtëpia. E vetme fare. Unë kam njerëz, e dinin që më dhunonte, por kurrë nuk e besonin se abuzonte me vajzën.

S.K, vajza e abuzuar: më ka përdhunuar te shëpia para tërmetit. Mos i thuaj mamit, se do t’iu rraf të dyjave, mbaje mend! Më la dhe pa bukë. Prisja nënën që të ushqehesha.

Nëna e të abuzuarës:  është e vërtetë. Në atë kohë më goditi me grusht në qafë. Më goditi aq shumë, sa përjetova dhimbje deri në stomak. E pëzura nga shtëpia. Po ta dija për abuzimin, do e kisha vrarë. Nuk e lashë këtë problem me kaq.

S.K, vajza e abuzuar: Nuk më merrte mami te puna, që të mos më ngacmonte Ardi.

Nëna e të abuzuarës: Unë nuk dija asgjë. Atë natë vajza më tregoi të vërtetën, policia nuk po gjente banesën. Ish-bashkëjetuesi më kishte fikur telefonin, që të mos telefononte polica.

S.K, vajza e abuzuar: Ka dashur të më qërronte sytë. Unë qaja. Më përplaste për tokë. Më ofendonte me fjalë fyese. Merrni masa dhe futeni brenda!

Nëna e të abuzuarës: Na ka ofenduar edhe në sy të policisë. Nuk dija nga të shkoja atë natë. Ngela pa para, pasi ia kisha dorëzuar të gjitha atij. E mbajtën vetëm 3 ditë në polici, pastaj e nxorrën. Vajza është pyetur në polici, por pa prezencën e psikologut. Njëherë e kam tërhequr denoncimin me dhunë, pasi më merrte gjithmonë me të mira. I mohonte akuzat duke thënë, se vajza është e sëmurë. Unë herë e besoja dhe herë jo. Më pasi filloi të më kërcënonte. Thoshte do ju djeg. Do vdisni te dyja. Nuk e tërhoqa denoncimin, por bëra një deklaratë netoriale, për të mbyllur çëshjen me Ardian Qershinë. Me këtë deklaratë e nxora të pafajshëm. Më pas doja ta vrisja. Prokurori tha se do e hetojmë deri në fund.

Pas denoncimit në policinë e Durrësit, nga nëna e vajzës, cështja ka shkuar deri në Prokurori. Sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, 49-vjecari i pëndjek ende nënë e bij, tashmë të pambrojtura. Madje për shkak të kushteve ekonomike, 55-vjeçarja nuk mundet t’i shkoj deri në fundit dëshirës, për ta parë pas hekurave abuzuesin dhe dhunuesin monster.

Nëna e të abuzuarës: Akoma më përndjek. Unë e denoncoja, por nuk e fusnin në burg. Unë nuk e besova vajzën që në fillim, ky ishte gabimi im. Unë dua që kjo çështje të hetohet deri në fund. Nuk kemi të ardhura. Jetojmë me kempin e vajzës, por nuk mjafton për asgjë. Kam nevojë për ndihmë. Babai i vajzës e ka merr vesh ngjarjen, por ka probleme shëndetësore.

S.K, vajza e abuzuar: Dua që Ardian Qershia të përfundojë në burg. Kam frikë se mos kthehet sërisht.

Katerina Kamberi vinte nga një martesë 27-vjecare, në Greqi, ku jetoi në një banesë më ish-burrin që e dhunoi me vite. Ajo vendosi të kthehet në Shqipëri, bashkë me vajzën e sëmurë, kur 55-vjecarja u njoh me Ardjan Qershinë, fqinj me to. Pasi nisën bashkëjetesën, në qytetin e Durrësit, nënë e bij përjetuan ditët më të tmerrshme të jetës së tyre.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare