Britani e Madhe-Janë filmuar disa pamje teksa një shofer i një motori godet me grushta policin të cilin e ka shtrirë në tokë. Filmimi u regjistrua në Gorsey Lane, Litherland në Liverpool gjatë ditës së mërkurë.
Në video mund të shohim teksa agresori e ka shtrirë në tokë policin dhe e godet vazhdimisht, shumë kalimtarë dhe persona të rastit, përpiqen t’i vijnë në ndihmë policit. Zyrtari i policisë, nga Njësia e Policisë së Rrugëve të Policisë së Merseyside, thuhet se e kishte ndaluar motorin sepse dyshonte për mungesë të një taksë rrugore.
39-vjeçari është arrestuar për incidentin ndodhur, nën akuzën “Dhunë ndaj oficerit të policisë”. Për fat të mirë punonjësi i policisë mori vetëm disa plagë të lehta.
Ky oficer thjeshtë po përpiqej të bënte punën e tij dhe unë jam i sigurt se publiku do të pajtohej se oficerët që i mbajnë rrugët tona të sigurta, nuk duhet të jenë subjekt i sjelljes si kjo.
Drejtori i Inspektorit Keith Kellett