Shooping: 5 veshjet dhe aksesorët
e parezistueshëm për këtë verë

Shooping: 5 veshjet dhe aksesorët<br />e parezistueshëm për këtë verë
Fustan i bardhë, sandale me rripa, syze dielli dhe… Ky është look-u më i bukur për këtë stinë! Uljet duket se kanë nisur prej pak disa javësh, por nëse mendoni se ende nuk keni mbaruar, kontrolloni blerjet dhe ndërkohë hidhini një sy dhe ksaj liste: nëse nuk i keni ende këto aksesorë duhet t’i bëni menjëherë tuajat!

Dior / Real: janë syzet e diellit të kësaj vere. Vipa dhe blogger mode nuk mund të bëjnë pa to.
Të gjithë i kopjojnë dhe i duan këto syze me formë tërësisht të parregullt. Me lente apo jo, origjinalet janë krijuar nga Dior por mund të gjeni të ngjashme dhe nga firmat e tjera e me variante të ndryshme. Absolutisht për t’u blerë!

La Longuette xhins: është një fund xhins, por jo fundi i zakonsshëm që njohim të gjithë. Ky fund është një miksim mes xhinsit dhe fundeve të gjata deri posht gjurit, i modeluar me të çara, zinxhirë ose kopsa në pjesën e përparme ashtu siç i kemi parë të veshur nga vipat dhe ‘viktimat’ e modës në të gjithë botën.Mund të vishet me një këmishë të bardhë ose xhinsi dhe me sandale me taktë të lartë ngjyrë nud: do të dukeni thjesht perfekte!

Sandale gladiatorësh: gati mund të thuhet se, prej shekujsh, nuk kanë dalë kurrë nga moda.
Sandalet e gladiatorëve, që e kanë marrë emrin pikërisht nga sandalet që vishnin gladiatorët në Romën antike, por që janë përdorur dhe në Greqinë e Lashtë, janë sandale të sheshta e të thjeshta që lidhen nëpër të gjithë pulpën e këmbës.
 
Bluza Crochet: nuk mund t’a dallosh mes rrobave të banjos dhe një bluzeje normale pasi po përdoret në variante nga më të ndryshmet.
Kjo është një nga bluzat më ‘hot’ të kësaj vere: e shohim të kombinuar me xhinse të shkurtra ose në mbrëmje me pantallona të gjata, për ata me stit romantik por dhe për një pamje që të kujton hippi-t e viteve ’70.Mund t’a gjeni në shumë variante, ndaj mos e lini t’ju ikë një tendencë e tillë!
 
Fustani i bardhë: me vapën e këtyre ditëve duket se zgjidhja e vetme është një fustan i bardhë, i lehtë, i lirshëm e i shkurtër si një veshje ‘e detyrueshme’ për gjatë gjithë verës.Këtë vit fustani i bardhë ka qenë pjesë e pothuajse të gjithë koleksioneve të stilistëve më në zë. Mund të vishet me aksesore lëkure ose ngjyrë floriri; atmosfera e modës së këtij viti rikthehet tek zotat grekë ashtu si dhe hippitë.

fustan aksesore


Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament