Në kushtet e shtetrrethimit nga koronavirusi, Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve & Agjencive Turistike (ATOA) i kanë dërguar një letër me disa kërkesa qeverisë shqiptare. Shoqata gjykon se ndodhemi përpara një situate shumë kritike për sektorin e turizmit shqiptar, ndërsa vijon më tej duke theksuar se për të shmangur pasojat e rënda dhe kolapsin e bizneseve që operojnë në fushën e turizmit, duke marrë si shembull edhe masat e marra nga qeveritë e shumë vendeve për të qenë në krah të bizneseve në këtë periudhë të vështirë, kërkojmë një reagim të shpejtë me 4 kërkesa.
Letra e plotë
Më poshtë gjeni letrën zyrtare të dërguar qeverisë nga ATOA me propozimet për masat emergjente në ndihmë të bizneseve të turizmit prej dëmit të shkaktuar nga coronavirusi.
Lënda: Mbi situatën e krijuar nga Coronavirus, COVID-19 dhe masat emergjente në mbrojtje të industrisë së turizmit.
Drejtuar: Sht.Z. Edi Rama
Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Z. Blendi Klosi
Ministër i Turizmit dhe Mjedisit
Znj. Anila Denaj
Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Z. Eduart Shalsi
Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Z. Erion Veliaj
Kryetar i Bashkisë Tiranë
Të nderuar,
Duke marrë shkas nga epidemia Botërore shkaktuar nga COVID-19 dhe dëmi i saj në turizmin Botëror, që ka ndikim direkt edhe në turizmin shqiptar, Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike (ATOA) gjykon se ndodhemi përpara një situate shumë kritike për sektorin e turizmit shqiptar.
Duke ndjerë zgjatjen në kohë të kësaj gjendjeje ne mendojmë që vetëm me një ndërhyrje vendimtare nga Qeveria së bashku me përpjekjet që po bëjmë vetë ne aktorët e industrisë mund ta kalojmë këtë situatë tejet të vështirë.
Turizmi është sektori që ka potencialin më të lartë të punësimit, nga ku 93 mijë kanë qenë të punësuarit direkt dhe mbi 291 mijë ishin të punësuarit total në këtë sektor përgjatë 2017, dhe e ardhura totale e turizmit është 1.8 miliard Euro, prandaj në ketë moment në rrezik nuk është vetëm sektori i turizmit, por prej saj edhe ekonomia e vendit.
Në përgjigje të kësaj situate, për të shmangur pasojat e rënda dhe kolapsin e bizneseve që operojnë në fushën e turizmit, duke marrë si shembull edhe masat e marra nga qeveritë e shumë vendeve për të qenë në krah të bizneseve në këtë periudhë të vështirë, kërkojmë një reagim të shpejtë nga ana e qeverisë dhe marrjen e masave si më poshtë vijon:
1. Pezullimin e pagesës së tatim fitimit minimalisht për një periudhë 3 mujore dhe në vazhdim përshtatjen e llogaritjes së saj me vitin aktual;
2. Subvencionimin e pagesës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-6 mujore;
3. Reduktimin e taksave vendore dhe shtyrjen e afatit të pagesës së tyre të paktën deri në fund të muajit Qershor;
4. Akordimin e granteve ose kredive me interes “0%” për mbështetjen e nevojave për likuiditet të kompanive turistike.
Mbetemi shpresëplotë në marrjen parasysh të kërkesave tona dhe shqyrtimin e tyre me objektivitet.
Me respekt
Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike (ATOA)
Tani duket kush mban fryme.kush nuk rreziston dot eshte amator ne Hoteleri Turizem.Te hapi krahun
PërgjigjuAVASH TI O GOMAR nga vlora ,,turizmi do pare me perparsi nga qeveria,,,KENI TE DREJTE JU NE FUSHEN E TURIZMIT POR KJO QEVERI DHE ATO TE MEPARSHME AS NUK E KANE CARE KOKEN PER TURIZMIN POR E KANE LENE NE MESHIRE TE FATIT,,AMA TAKSAT VIJNE TE DERA PERDITE PER TI MARRE,,,PO TE KISHIN DASHAMIRESI NDAJ TURIZMIT QEVERITE NUK E KISHIN MBUSHUR DURRESIN,GOLEMIN,QERRET,SHENGJIN,VELIPOJE,,ME PALLATE PA PIKE LEVERDIE EKONOMIKE,,POR DO KISHIN BERE PLANE URBANISTIKE E DO KISHIN NDERTUAR HOTELE ME 5 YJE E RESTORANTE KU TE VINTE GJYSMA E POLONISE ….PO KATUNARI ASNJEHERE NUK BEHET SHTETAR...///
PërgjigjuO ju q**sha robt juve qe kërkoni lek nga shteti kur gjithë Shqipëria sdi se si do dali nga kjo Flamë që i ka rrënë. Plehra mos u ngopshit dhe i vjellshit gjak ato që keni grabitur këto 30 vjet.
Përgjigjushkoni pirdhuni se na keni rrjep me dhjetra vite
PërgjigjuSi do justifikohet xhiroja e atyre qe i perdornin bizneset turistike per pastim parash? Do jene ne gjendje te presin fatura nqs nuk do kene turiste?
PërgjigjuPo qenkeni ftohur nga trute e kokes ju...Cfare idiotash mban kjo toke. Po luftohet per te mbrojtur jeten, ju kerkoni leke nga shteti.
PërgjigjuShikoni te shpetojme kokat pa pastaj kerkoni qiqra ne hell. Kjo eshte force madhore e ngjarje ekstreme prandaj rrini te shohim a do tja dalim mbane.
Përgjigju