Avokati i Popullit, Endri Shabani vizitoi protestuesit e shoqëruar në polici pas përplasjes te Kuvendi. Shabani ta se janë të shqetësuar me pamjet e shoqërimeve dhe se do të nisin hetim për sjelljen e policisë.

“Shkova brenda u interesova për të drejtat e ndaluarve, me çfarë statusi janë. Kërkesat që kishit ishte që nuk iu lejohet avokati. Ende nuk iu është caktuar statusi me të cilin janë ndaluar. Në momentin që nuk është caktuar statusi. Kemi nisur hetim për sjelljen e policisë. E drejta për të protestuar është kushtetuese. Jemi të shqetësuar nga videot, do ta hetojmë do rekomandojmë masa nga i pari deri në fund të zinxhirit të vendimmarrjes. E drejta për të protestuar nuk mund të kufizohet. Do mbarojmë hetimin, por në këtë fazë ato video janë shqetësuese”, tha Shabani.


Lajmi kryesor:

Protestë te Kuvendi/ Sulmohen me vezë e shishe uji makinat e deputetëve dhe policët! Pas shoqërimit, lirohen Goxhaj dhe 5 të tjerët! Protestuesit edhe te Policia e Tiranës (VIDEO)