Me premtimin se qeveria do të bëjë çmos për rritjen e investimeve që fuqizojnë ekonominë, kryeministri Rama tha se të gjitha shtetet garojnë mes tyre për të tërhequr investimet e huaja. Ai tha se idetë që investimet e huaja janë kundër atdheut, janë “të marra.”

“Të gjitha vendet dhe shtetet, një nga garat kryesore që kanë me njëri-tjetrin, është gara e tërheqjes së investimeve të huaja, të gjithë. Ideja që investimet e huaja i bien ndesh atdheut është ideja më e marrë që mund të promovohet dhe së cilës i duhet qëndruar vendossmërisht me kurriz”, tha Rama.

Kujtojmë që prej një muaji, përpara kryeministrisë zhvillohen protesta të përditshme të cilat kërkojnë shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike, nisur nga kundërshtimet për resortin në Zvërnec.


Lajmi kryesor:

Firmoset memorandumi KAYO-Fincantieri/ Rama: 500 vende të reja pune, rrisim buxhetin për mbrojtjen! Folgiero: Të ndërtojmë 10 anije deri në 2030