Avokati i protestuesve, Gentian Serjani, thotë se gjashtë të shoqëruarit nga protesta përpara Kuvendit po mbahen në mënyrë të paligjshme nga policia. Ai thotë se nuk ka ende akuza ndaj tyre, ndërsa me ta janë takuar Avokati i Popullit dhe deputetët, pasi avokatët nuk janë lejuar.
“Gjashtë të shoqëruarit janë tek komisariati nr. 1. Deri tani policia nuk ka ngritur akoma një akuzë për ta sepse nuk ka asnjë shkelje ligjore. As ne avokatët nuk po na lënë t’i takojmë të shoqëruarit e protestës. Do të qëndrojmë këtu. Do bashkohen edhe familjarë të tjerë për të kërkuar që të lirohen se po mbahen në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme nga Policia e Shtetit”, tha Serjani.
Lajmi kryesor:
Protestë te Kuvendi/ Sulmohen me vezë e shishe uji makinat e deputetëve dhe policët! Pas shoqërimit, lirohen Goxhaj dhe 5 të tjerët! Protestuesit edhe te Policia e Tiranës (VIDEO)






