Shoqëritë e sigurimit kanë krijuar një treg monopol në Shqipëri. Komisioni i Konkurrencës shqyrtoi raportin e hetimit të thelluar në tregun sigurimit të detyrueshëm të mjeteve motorike e pretendimet e ndërmarrjeve që operojnë në tregun e sigurimeve.

Për mbledhjen e fakteve e të dhënave të nevojshme në lidhje me hetimin, janë administruar informacione nga të gjitha shoqëritë e sigurimit dhe agjentet e tyre Star Broker e broker të licencuar, Byroja Shqiptare e Sigurimeve(BSSH) e AK si autoritetit rregullator i tregut.

Rezultoi se sjellja e ndërmarrjeve që operojnë në tregun përkatës, gjatë periudhës objekt hetimi bie në kundërshtim me principet e konkurrencës të lirë dhe efektive në treg, sepse përcaktimi i tarifave të sigurimit dhe pjesëve të tregut duhet të bëhet në mënyrë individuale dhe të pavarur mes ndërmarrjeve objekt hetimi.

Komisioni e ka vlerësuar në mënyrë të vazhdueshme sjelljen në bllok të shoqërive të sigurimit me pasojë rritjen e çmimit e mungesën e zgjedhjes konsumatore për shoqërinë e sigurimit në kundërshtim me parimet e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg dhe për këtë duhen marrë masa drastike.

Duke rritur në masë të njëjtë dhe fiksuar për një periudhë tre ditore primet e shitjes të produktit MTPL shkelet konkurrenca e lirë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)