Ngjarja e dhjetorit të vitit 2014, kur një grua u shoqërua në komisariatin e policisë bashkë me fëmijën e saj, ndonëse ngjalli shumë debate në opinionin publik, tashmë ka përfunduar, duke i dhënë të drejtë punonjësve të policisë për shoqërimin e tyre.
Gjykata ka shqyrtuar rastin, për të parë nëse ka pasur ndonjë shkelje të të drejtave të njeriut, në këtë rast të fëmijëve, por ajo i ka dhënë të drejtë policëve që çuan në komisariat nënën dhe fëmijën e saj, pasi ajo kishte vjedhur energjinë elektrike.
Natasha Nokshiqi, 44 vjeçare ka pranuar faktin se ka vjedhur energjinë elektrike, thotë Gazeta Shqip, por ka shtuar se këtë e ka bërë për e detyruar nga kushtet në të cilat jeton bashkë me vajzën e saj, ku shoqërimin në polici të vajzës e konsideroi në atë kohë si një akt të rëndë.
Ndërkohë, punonjësit e policisë thanë se gruaja u shoqërua bashkë me vajzën, pasi ishte kjo e fundit që kishte marrë vajzën me vullnetin e saj, ndërsa prokuroria vendosi pak kohë më pas pushimin e hetimeve për punonjësit e policisë, që u atakuan si shkelës të të drejtave të fëmijëve.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com