Shorti i çerekfinaleve në Champions League ka dhuruar përplasje interesante, por duke shmangur finalet e parakohshme. Barcelona ka ‘peshkuar’ Atletiko Madridin duke shmangur gjigantët e Bajenrit apo Realit, por Zubizarieta nuk e cilëson si ndeshje të lehtë duke deklaruar se ekipi i Simeones është ndër më të fortët në Evropë për momentin.

Reali i Madridit ka gjetur Borusian e Dortmundit duke përsëritur kështu filmin e një viti më parë. Të pafat kanë qenë ‘Djajtë e Kuq’ të Manchester United që do të ndeshjen me kampionët e Evropës në fuqi, Bajernin e Mynihut. Ndërsa përplasja më e fortë e çerekfinaleve mund të cilësohet ajo mes oligarkëve të Çelsit dhe sheikëve të PSG.

Në Nion është hedhur gjithashtu edhe shorti për Evropa League. Juventusi pas eliminimit të Fiorentinës do të ketë përballë një tjetër rival të fortë për këtë kompetiicon si francezët e Lionit. Pretendentë kryesor për të fituar trofeun, portugezët e Portos dhe Benfikës kanë qenë me fat, pasi do të ndeshen respektivisht me Seviljan dhe Alkmarin. Çifti i fundit çerekfinalist është Basel- Valenica.

Ndeshjet e para të çerekfinale të Champions League do të luhen më 1 dhe 2 prill, ndërsa ato të dyta më 8 dhe 9 të të njëjtit muaj. Ndërsa Evropa League i zhvillon sfidat 3 dhe 10 prill. Këtë vit finalja e Chmapions League do të luhet në stadiumin “Estadio da Luz” të Lisbonës, më 24 maj.


d.b.shqiptarja.com