Shpërblim për qytetarët që mbledhin
 kuponë, ja si funksionon në Kosovë

Shpërblim për qytetarët që mbledhin<br /> kuponë, ja si funksionon në Kosovë
Në Kosovë administrata tatimore ka gjetur një mënyrë të veçantë për të rritur sensibilitetin për marrjen e kuponit nga blerësit gjithashtu dhe të ardhurave në shtet. Prej disa muajsh aplikohet kthimi i një pjese të tatimit mbi vlerën e shtuar për blerësit që dorëzojnë kuponat. Sipas drejtuesve të financave, kjo ka sjellë një formalizmi të biznesit. Të dhënat e fundit nga tatimet në Kosovë tregojnë se në tremujorin e tretë të këtij viti janë mbledhur nga konsumatorët mbi 1 milion kuponë fiskalë me vlerë rreth 14 milionë euro.

Por si funksionon kjo skemë në Kosovë?
Nëse dorëzohen kupona me vlerë nga 250 deri në 500 euro, blerësit i kthehen 10 euro prej TVSH-së.  Për blerjet nga 501 deri në 800 euro, kthehen 15 euro dhe për ato mbi 800 euro kthehen 20 euro.

Blerje nga 250-500 €------- kthehen 10 €
Blerje nga 501-800 €------- kthehen 15 €
Blerje mbi 800 euro €------ kthehen 20 €

Po në Tiranë cfarë mendohet të behet?
Kryeministri Rama pak ditë më parë u shpreh se për të rritur ndërgjegjegjen e konsumatorëve për tërheqjen e kuponit, do të aplikohet një llotari. A është kjo një mënyrë që do të stimulojë blerësin apo privatin që në kërë rast do të organizonte llotarinë ?

Mbetet për të parë nëse kjo mënyrë pritet të ketë efiksasitet në vendit tone apo duhet të marri shembullin e Kosovës që ka dhënë rezultate konkrete deri më tani.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë