Shpërndahen dhurata për fëmijët në Elbasan

80 fëmijë jetimë të Elbasanit janë gëzuar me dhurata në prag të festave të fundvitit.

Në ceremonine, organizuar me kontributin e deputetes së Elbasanit Evis Kushi janë përcjellë urime duke lumturuar fëmijët e pranishëm.

Nuk kanë qenë vetëm dhuratat motiv i kësaj feste por edhe një grup animatorësh duke kaluar momente shumë të bukura festive.

Deputetja Evis Kushi duke përcjellë urimin e saj për të gjithë fëmijët, tha se tashmë është krijuar një traditë shumë e bukur në qytetin e Elbasanit festa me fëmijët që kanë nevojë për më shumë dashuri e më shumë vëmëndje.

Qëllimi i aktivitetit, theksoi ajo, nuk janë vetëm dhuratat dhe kjo festë, por që këta fëmijë të jenë në qendër të vëmëndjes së shoqërisë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra