Shpërthimi në TEC s'shtyn zgjedhjet
Jahjaga: Mbahen të djelën 8 Qersho
Shpërthimi tragjik në termocentralin e një depozite me hidrogjen në termocentralin “Kosova A” në Obiliq nuk do të shtyjë zgjedhjet e parakoshme të 8 Qershorit. Konfirmimi zyrtar vjen nga presidentja Atifete Jahjaga.
PRISHTINE - Shpërthimi tragjik në termocentralin e një depozite me hidrogjen në termocentralin “Kosova A” në Obiliq nuk do të shtyjë zgjedhjet e parakoshme të 8 Qershorit. Konfirmimi zyrtar vjen nga presidentja Atifete Jahjaga. Përmes një njoftimi nga zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës sqarohet opinioni publik se “zgjedhjet e parakohshme në vend do të mbahen më 8 qershor siç është përcaktuar më parë”.
Sakaq, Presidentja po i vazhdon takimet e përcaktuara më herët për të parë përgatitjet për zgjedhjet nacionale.
“Presidentja po i vazhdon takimet e saj të përcaktuara që më herët me anëtarët e
KQZ’së dhe me vëzhguesit e Demokracisë në Veprim për të parë të gjitha përgatitjet përfundimtare për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, të përgjithshme në vend më 9 qershor”, ka thënë zëdhënësi i Presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu.
KQZ konfirmon, Daka: Zgjedhjet sikurse ishin parashikuar, më 8 QershorEdhe pse për shkak të kësaj ngjarjeje fillimisht u përfol se do të kishte shtyrje të zgjedhjeve të së dielës, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Valdete Daka ka konfirmuar se ato do të mbahen, sikurse është parashikuar, pikërisht më 8 Qershor. Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe kreu i LDK-së Isa Mustafa, i cili pasi ka shprehur dhimbjen e tij për viktimat në KEK ka thënë se nuk ka kërkuar që të shtyhen zgjedhjet.
“Kam kërkuar vetëm të vlerësohet situata. Zgjedhjet mbahen ashtu siç janë planifikuar”, ka thënë Mustafa ,i cili ka kërkuar hetime për ngjarjen e ndodhur në termocentralin e Kosovës.
Thaci e Mustafa: presidentja vendos nese duhen shtyre zgjedhjetPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga vendos nëse shpallet ditë zie e edhe nëse duhet shtyrë zgjedhjet. Kështu kanë thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa pas vizitës që u kanë bërë punëtorëve të lënduar në QKUK.
Ndërsa Thaçi tha se Presidentja vendos nëse do shtyhen zgjedhjet, Mustafa tha se pajtohet nëse merret një vendim i tillë, por që nuk do mjaftonte. Ai kërkon edhe përgjegjësi për këtë që ka ndodhur.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.2%
-
Jo
46.4%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7006
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 900 emigrantë! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32