Një qen ka mbetur i bllokuar nëntokë për katër ditë me rradhë në një tub kullimi. Qeni Lulu ka mundur të mbijetojë vetëm duke pirë ujin që rridhte nga fundi i tubit. Gjatë një shëtitje me pronaren e tij, Gina Kaiser, qeni hyri në tunelin e tubit të kullimit.
Pronarja e qenit ka lajmëruar ekipin e shpëtimit të zjarrfikësve për të shpëtuar qenin.
Ekipi i shpëtimit prej 5 vetash zhvilloi një operacion 5 orësh duke çarë tokën në një gjerësi prej 8 metrash. Më pas zjarrfikësit kanë ndërhyrë brenda tubit dhe kanë shpëtuar me sukses qenin.
Menaxheri i stacionit të zjarrfikësve, Doug Grunchy, tha se ishin të kënaqur që kjo histori kishte përfunduar me një fund të lumtur.
“Ekipi i shpëtimit ka bërë një punë të mirë. Kjo tregon se ka disa njerëz vërtetë të mirë”, tha menaxheri i zjarrfikësve Grunchy.
Zjarrfikësit kanë mbyllur të dyja anët e hyrjes në tub në mënyrë që mos të përsëritet ndonjë dramë e tillë.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com