Nobel për zbutjen e varfërisë globale, çmimin e marrin tre ekonomistët amerikanë

Nobel për zbutjen e varfërisë globale, çmimin e marrin tre ekonomistët amerikanë

Çmimi Nobel në Ekonomi u ka shkuar 3 Laureatëve të ekonomisë për vitin 2019, Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kremer.  Ekonomistët janë vlerësuar për “qasjen e tyre eksperimentale në zbutjen e varfërisë globale”.

Akademia e Çmimeve Nobel në një deklaratë tha se “Në vetëm dy dekada, qasja e re e laureatëve e bazuar në eksperimente ka transformuar ekonominë, e cila tani është një fushë e lulëzimit të kërkimeve”, konkretisht “ata janë fokusuar në “ndërhyrjet më efektive për përmirësimin e shëndetit të fëmijëve”.

Megjithë përmirësimet, një nga çështjet më urgjente të njerëzimit është ulja e varfërisë globale, në të gjitha format e saj.  Më shumë se 700 milion njerëz mbijetojnë ende me të ardhura jashtëzakonisht të ulëta. Çdo vit, rreth pesë milion fëmijë nën moshën pesë vjeç vdesin nga sëmundje që shpesh mund të ishin parandaluar ose shëruar. Gjysma e fëmijëve në botë largohen nga shkolla pa aftësinë themelore për të shkruar dhe lexuar.

Laureatët e këtij viti kanë prezantuar nismën për ta bërë këtë çështje më të menaxhueshme, për shembull, ndërhyrjet më efektive për përmirësimin e rezultateve arsimore ose shëndetin e fëmijëve.

Si rezultat i drejtpërdrejtë i një prej studimeve të tyre, më shumë se pesë milion fëmijë indianë kanë përfituar nga programet efektive të mësimit në shkolla.

Ester Duflo, Michael Kremer dhe Abhijit Banerjee

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja