Shpalli Berishën non grata, Yzeiri: Vizita e Blinken historike! Është krenar që SPAK ka nisur goditjen në nivele të larta

Antony Blinken, sekretari amerikan i Shtetit ka mbërritur për herë të parë në Shqipëri, në një moment ku pritet që të konfirmojë marrëdhëniet e afërta ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Analisti Ilir Yzeiri në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, e konsideroi historike vizitën e Blinken në Tiranë për vetë gjendjen që ndodhet rajoni dhe bota.

‘Në këtë situatë roli i SHBA-së është primar sepse të gjitha vendet e botë si drejtojnë sytë nga SHBA dhe presin prej saj të krijojnë aleanca, përballë fatkeqësive që u vijnë. Në kohën që janë dy shtete të tjera si Rusia dhe Kina po shfaqen me prioritete të tjera në arenën ndërkombëtar. Në këtë kontekst Blinken gjen kohën dhe viziton Shqipërinë, në këtë kontekst vizita është historike. Vendosmërinë që ka SHBA për të mbështetur Shqipërinë për ta trajtuar si aleat Shqipërinë dhe përballë vendeve të Ballkanit.’- tha Yzeiri.

Analisti u ndal për edhe tek reformimi i sistemit të drejtësisë i cili është mbështetur nga SHBA. Yzeiri tha se sot kemi një sistem drejtësie që ka filluar të godasë në nivele të larta.

‘Sot ne mund të themi se kemi arritur të ndërtojmë një sistem drejtësi krejtësisht në ndryshëm nga ai që kishim më parë të pavarur dhe ka filluar të godasë ata që deri dje kishin marrë peng këtë vend. Sot kemi një sistem drejtësi me struktura që veprojnë gati sikur vendi të jetë në një gjendje të jashtëzakonshme, struktura e SPAK është një strukturë e jashtëzakonshme. Kemi edhe prokurori të Përgjithshme por edhe SPAK, kemi ndërtuar Struktura të posaçme sikur vendi të jetë në gjendje të jashtëzakonshme. Kujtojmë se Blinken është krenar që viziton Shqipërinë, pasi ajo që ai kërkoi kur shpalli non grata Berishën sot është materializuar, pasi SPAK po e heton Berishën të lidhur me një aferë korrupsioni.Sali Berisha është dënuar me fakte dhe e akuzoi për korrupsion madhor, shantazhues dhe minues të drejtësisë. Ata e kishin menduar mirë këtë gjë dhe e shpallën hapur pa iu dridhur qerpiku në mënyrë që tu tregohej shqiptarëve një herë e mirë nga këta njerëz nuk janë të pandëshkueshëm. Jo vetëm ai por edhe një zëvendëskryeministër është marrë i pandehur po ashtu është thyer miti i pandeshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë. Blinken vjen me krenari dhe të drejtë në Shqipëri.’- tha Yzeiri.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja