Foto: Vjosa Osmani gjatë takimit me Bedri Hamzën, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinaj
Pa liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur takimin me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Takimi është konsultativ, për të diskutuar në lidhje me datën e zgjedhjeve, pasi mëngjesin e sotëm Osmani nxori dekretin për shpërndarjen e kuvendit.
Lajmi kryesor:
Kosovë/ Partitë dështuan të zgjedhin Presidentin, Osmani shpërndan Kuvendin! Takon krerët e partive për datën e zgjedhjeve, Kurti nuk shkon: Të presim Kushtetuesen











