Ka nisur të premten në mbrëmje në Tiranë, xhirimet e klipit të tij më të ri. Këngëtari nga Maqedonia, Shpat Kasapi është duke xhiruar një videoklip të ri, që do të ketë në fokus ngjarjet e viteve 60-70.

E në fakt kjo periudhë duket se është kthyer në modë për këngëtarët, duke qenë se këto ngjarje po i pasqyrojnë në këngët e tyre. Shpati do të ketë në klip shumë modelë dhe modele, që kanë sfiluar për stilistin Joni Peçi. Urojmë që edhe këtë herë këngëtari të godas në shenjë.

Su/ Shqiptarja.com