Në kuadër të parandalimit të aksidenteve automobolistike, përmes përdorimit të makinave inteligjente dhe radarëve të natës gjatë 24 orët e fundit janë evidentuar 244 shkelje për shpejtësi.
Nga shkeljet e konstatuara 42 prej tyre ishin me masë plotësuese, pezullimin e lejes së drejtimit, pasi qarkullonin me shpejtësi nga 40 deri në 80 km/h më shumë se tabela e lejuar, shpejtësi që në kushte dhe të lagështirës në rrugë janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Po nga verifikimi i kryer nga operatorët që plotësojnë masat administrative rezultoi se 87 prej drejtuesve të mjeteve, krahas shpejtësisë, kishin përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të mjetit, ndërsa 36 të tjerë nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.
Në Ibë, në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, është konstatuar nga radari, një automjet me shpejtësi 135 km/h, në kushte të lagështirës. Pas bërjes së testit të alkoolit, drejtuesi i mjetit, A. P., 33 vjeç, banues në Tiranë rezultoi i dehur me masë alkooli 1.81 mg/l dhe u arrestua.
Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 31 leje drejtimi, për shpejtësi dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë arrestuar 7 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Po gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë adminitratrive 1012 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, të konstatuara me dronë, shpetësi tej normave të lejuara që janë matur me radarë, nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, për përdorim celulari, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse etj.
J.GJ./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?
-
Po
67.1%
-
Jo
25.2%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 2013
Lajme të tjera
-
Kryen parakalime të gabuara në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan, gjobiten 18 shoferë (VIDEO)
28 Prill, 16:20
-
Policia Rrugore e Tiranës: Javën që lamë pas 17 shoferë u arrestuan, afro 12 mijë gjoba dhe 8 automjete të bllokuara
28 Prill, 12:16
-
Djali i Tom Doshit aksidentoi biznesmenin me gruan dhe u favorizua nga policia, pezullohet nga detyra Shefi i Qarkullimit në Lezhë
23 Prill, 11:03
-
Policia Rrugore e Tiranës: Javën që lamë pas 16 shoferë u arrestuan, mbi 12 mijë gjoba dhe 12 automjete të bllokuara
21 Prill, 11:10
-
Policia Rrugore e Tiranës: Javën që lamë pas 17 shoferë u arrestuan, mbi 12 mijë gjoba dhe 30 automjete të bllokuara
14 Prill, 11:38
-
Pogradec, kreu manovër të gabuar, Rrugorja ndëshkon me gjobë drejtuesin e automjetit
13 Prill, 15:58
-
Policia Rrugore shton masat dhe intensifikon monitorimet, gjatë 1 jave pezullohen 109 leje drejtimi
13 Prill, 14:16
-
Tentuan të korruptojnë policinë rrugore, 2 të arrestuar në Tiranë! Një ishte me masë arrest shtëpie
13 Prill, 10:25
-
Parakalim në kthesë të rrezikshme, gjobitet shoferi në Elbasan (Video)
11 Prill, 15:34
-
Nën efektin e alkoolit e drogës dhe pa patentë, 17 shoferë të arrestuar nga “Rrugorja” në një javë, bllokohen 44 automjete
7 Prill, 11:18
-
30 mijë gjoba për një javë, specialisti i ‘Rrugores’ në ‘Përballje’: Përdorimi i celularit shkaku kryesor i aksidenteve! Eksperti: Duhen më shumë kontrolle në rrugët rurale
25 Mars, 14:46
-
Në një javë/ Policia rrugore e Tiranës ‘dynd’ me gjoba shoferët, 5 të arrestuar
17 Mars, 10:06