Në një auditim që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer në drejtorinë e përgjithshme të thesarit, për vitin 2020, rezulton se institucionet nisin procedurat e prokurimit përpara se të marrin miratimin e thesarit, dhe nuk raportojnë saktë dhe në kohë për angazhimet dhe shpenzimet buxhetore.
Nga gjetjet e auditimit rezulton se janë 743 urdhër prokurimesh me vlerë 74 miliardë lekë, të regjistruara në vitin e kaluar dhe që rezultojnë në shkelje. Sipas KLSH ka disa kontrata që nuk ekzistojnë në APP ndërkohë që ka të tjera që nuk rezultojnë në sistemin informatikë financiar qeveritar.
Janë 197 urdhër-prokurime që janë nënshkruar në vitet 2011-2019, por janë regjistruar në vitin e kaluar, pra procedura e prokurimit ka përfunduar para se urdhër-prokurimi të regjistrohet në sistemin qeveritar, duke përbërë shkelje të afateve ligjore.
Po ashtu janë 550 prokurime që janë hapur pa pasur ende të regjistruar urdhrin e prokurimit duke cenuar kontrollin për marrjen e angazhimeve buxhetore pa fonde disponibël dhe rrjedhimisht krijimin e stokut të faturave të prapambetura.
Por për të gjitha këto problematika strukturat përgjegjëse të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, megjithëse ishin në dijeni të shkeljeve nga njësitë shpenzuese, nuk kanë marrë asnjë masë administrative konkrete.
Nga ana tjetër janë 7 tendera të hapura me fond limit 4.27 miliardë lekë, pa pasur në dispozicion buxhetet e nevojshme, dhe pa kaluar më parë në Programin Buxhetor Afatmesëm. Tenderi i parëështë ai i KQZ për pajisjet elektronike në zgjedhjet e 25 prillit, në vlerën e 2.4 miliardë lekëve. Më pas janë 3 tendera në shkelje të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe rastet e tjera janë nga Shëndetësia, Kultura dhe Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-sigurimit të Shtetit.
Sipas auditimit nga 23,660 kontrata të regjistruara në databass në total rreth 63% e kontratave të regjistruara në vitin e kaluar me një vlerë totale 131.6 miliardë lekë, që janë regjistruar në shkelje të afatit 5 ditor.
Por shkeljet janë edhe më të mëdha që janë konstatuar në këtë auditim.
“Nga analizimi i mëtejshëm i të dhënave rezultoi se gjatë vitit 2020 janë regjistruar 2,564 kontrata në vlerën totale 52 miliard lekë të cilat i përkasin viteve të mëparshme. Kontrata më e hershme e regjistruar në vitin 2020, rezulton të jetë lidhur në vitin 2007, pra 13 vite më parë, pra këto kontrata regjistrohen me qëllim shlyerjen e detyrimeve të prapambetura”, thuhet në auditim.
Shkelje nuk janë konstatuar vetëm nëpër tendera, por edhe me faturat që dorëzohen në thesar. Janë 32,927 fatura në total me vlerë 45.4 miliard lekë të dorëzuara në thesar jashtë afatit 30 ditor, veprim në kundërshtim me ligjin nr. 48/2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare”, për këto arsye KLSH kërkon që të merren masa.
Shkeljet e tjera të konstatuar janë, në planifikimin e shpenzimeve, probleme me transaksionet, regjistrimi pjesor i faturave, me detyrimet e prapambetura apo probleme me rishikimet buxhetor.
Për të gjithë personat që janë identifikuar përgjegjës për këto shkelje të konstatuara, nga KLSH është kërkuar të merren masa disiplinore nga “Vërejtje” deri “Largim nga shërbimi civil”.

(Kliko këtu për auditimin për Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit)
Komente












Me kete beno qe ka KLSH, vetem leshte gjen
PërgjigjuDuhet të ndërrojë ligji i KLSH! Mos të ketë më rekomandim administrativ por vetëm penal! Nëse ka shpërdorim të përgjigjet para drejtësisë shpërdoruesi ose audituesi!
PërgjigjuKLSHURRA eshte e pa besueshme.... Eshte tej e politizuar e mbushur me militante njelloj si avokatja e popullit qe eshte nje prostitute hajdute...
Përgjigjuhahahahah ha ha a lepiresit e rames, por ik or palle ik shko ha sufllaqen tani me koqe demi