TEPELENE - Tjetër shkarkim në radhët e krerëve të Burgjeve. Pas largimit nga detyra të drejtorit të Burgut të Drenovës, kreu i burgut të Tepelenës në Bënçë Avni Sula është shkarkuar për shpërdorim të detyrës.
 
Vendimi për shkarkimin e tij erdhi pas një ispektimi të kryer së fundi në këtë institucion të vuajtjes së dënimit nga ky rezultoi se drejtori Sula ka shkelur detyrën në disa raste.
 
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me urdhër të ministrit të Drejtësisë ka nisur inspektimet në të gjitha burgjet e vendit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)