Fusnin drogë nëpërmjet gardianit për të burgosurit e sigurisë së lartë në Peqinit prokuroria kërkon 77 vite burg për 7 të pandehur.

Por si funskiononte skema e shpërdnarjes së drogës?
Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se grupi funskiononte duke patur një shitës brënda burgut, korrierin e tyre që në kërtë rasst ka qenë gardianit dhe siguruesin e mallit që ishin 5 të rinjë nga Elbasani.

Ata janë zbuluar rreth një vit më parë ndërsa në përfundim të hetimeve janë gjetur fajtorë për kultivim e shpërndarje narkotikësh dhe shpërdorim detyre. 15 vite burg ka kqërkuar prokuroria për Zenel nezhën ish gardianin e burgut të peqinit dhe nga 10 vite e 6 muaj për Arjan, Romeo dhe Ferit Sericën.

12 vite për Jurxhens Kuranin e Dorian Tatoshin si dhe 7 vite për Altin bektashin. Të pandehurit kanë këruar pafajwsi, ndërsa pritet që në Muajin mars Gjykata të shprehet me vendim për këtë grup të trafikut të drogës brënda burgut të Peqinit.

Droga të cilën ky grup tregtonte për të burgosurit ishte kryesish Kanabis ndërsa për të zbuluar këtë rrjet ka shërbyer një informacion në rrugë operative që ka zbuluar përfshirjen e gardianit në tregtinë e drogës.
 
Ja njoftimi i plotë i Prokurorisë

Prokuroria e Elbasanit kërkon një dënim në total prej 77 vitesh burgim për 7 persona, pjesë e një rrjeti shpërndarje lëndësh narkotike, të cilën e shisnin në burgun e Peqinit, nëpërmjet ndihmës së një gardiani.

Në bazë të hetimeve, ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në qytetin e Elbasanit dhe, nëpërmjet punonjësit të burgut Zenel Nezha, ia jepnin të burgosurit Dorjan Tatoshi, i cili më tej ua shiste të burgosurve të tjerë.

Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Elbasanit kërkon dënimin, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike...”, si më poshtë:

Ardjan Serica, të dënohet me 10 vjet e 6 muaj burgim;
Romeo Serica,   të dënohet me 10 vjet e 6 muaj burgim;
Ferit Serica, të dënohet me 10 vjet e 6 muaj burgim;
Jurxhgens Kurani, të dënohet me 12 vjet burgim;
Dorian Tatoshi, të dënohet me 12 vjet burgim;
Zenel Nezha, të dënohet me 15 vjet burgim (përfshirë edhe akuzat për “Shpërdorim detyre” dhe “Armëmbajtje pa leje”);
Altin Bektash, të dënohet me 7 vjet burgim; 

Nga provat e grumbulluara ne lidhje me hetimin e ketij procedimi penal ka rezultuar se i pandehuri Ardjan Serica, ne bashkepunim me te pandehurin Romeo Serica, iu kane shitur disa personave sasite prej 0,3 grame, 20,991 grame, 50,649 grame dhe 20,5 grame heroine. Nga hetimi rezulton se sasine prej 20,991 grame te pandehurit Ardjan Serica dhe Romeo Serica e kane marre tek i pandehuri Jurxhens Kurani, ndersa sasine tjeter ata kane bashkepunuar me te pandehurin Ferit Serica.

Po keshtu te pandehurit Romeo dhe Ardjan Seerica me date 28.10.2014 kane blere tek i pandehuri Altin Bektash nje sasi prej 50 grame lende narkotike te llojit canabis sattiva.

I pandehuri Jurxhens Kurani, ne bashkepunim me te pandehurin Zenel Nezha, i cili eshte punonjes prane IEVP Peqin, kane futur ne brendesi te IEVP Peqin lende narkotike te llojit canabis sattiva.

Nga hetimi rezulton se i pandehuri Jurxhens Kurani merrete porosi nga brenda burgut nga i pandehuri Dorian Tatoshi ne lidhje me sasi te ndryshme lendesh narkotike. Pasi merr kete porosi, ai e pergatit lenden narkotike. I pandehuri Dorian Tatoshi bashkepunon me punonjesin e IEVP Peqin te pandehurin Zenel Nezha, te cilit i thote per te shkuar per ta marre lenden narkotike ne qytetin e Elbasanit tek i pandehuri Jurxhens Kurani. Pasi bisedon ne telefon i pandehuri Zenel Nezha takohet me te pandehurin Jurxhens Kurani dhe merr lenden narkotike. I pandehuri Zenel Nezha pasi merr lenden narkotike gjate kohes qe eshte ne sherbim ja dergon kete sasi te pandehurit Doria Tatoshi.

Nga hetimi rezulton se i pandehuri Dorjan Tatoshi lenden narkotike ua shet te denuarve ne IEVP Peqin.