VIDEO/ Tiranë, 1.1 kg kokainë në pakon “Monclear”, 5 të arrestuar! Droga sigurohej në Durrës, do shpërndahej në lokalet e natës në kryeqytet

TIRANË- Pesë persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për shpërndarje të kokainës në lokalet e natës në Tiranë.

Prangat iu vunë në një lokal në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në afërsi të fshatit Marikaj, ku duket se ata po qëndronin ndërsa gjatë kontrollit të njërit prej makinave të tyre u gjet një pako e dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 1.1 kg. 

Pakoja e mbështjellë me letër kishte logon e firmës së njohur të veshjeve  ‘Monclear” dhe destinacioni ishte shitja në doza të vogla në lokalet e natës në zonën e ish- bllokut në Tiranë.

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në Durrës, dhe më pas e shisnin atë kryesisht në lokale të natës, në Tiranë” informoi sot (14 qershor) policia e Tiranës ndërsa publikoi dhe pamjet e arrestimit.

Të arrestuar në flagrancë

1-      Ledjo Gashi, 26 vjeç banues në Shijak

2-      Ergis Saliu, 29 vjeç banues në Shijak

3-      Brajan Lala, 24 vjeç banues në Durrës

4-      Erges Nexhipi, 34 vjeç banues në Durrës

5-      Mario Dena, 32 vjeç banues në Rrashbull

6-     Në kërkim  D.B 34 vjeç

Si sigurohej droga?

Gazetari i Report TV, Sokol Dema informon se kokaina sigurohej në Durrës dhe Shijak dhe pasi ndahej në doza të vogla ajo shitej në në Tiranë, kryesisht në lokale të zonës së ish-Bllokut.

Gracka

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës kishin nisur hetimet, që në dhjetor të 2022 për tu finalizuar me operacion e ndërhyrjes dhe arrestimit në flagrancë të 5 personave në një lokal në afërsi të Marikajt mëson Report TV. 

Të rinjtë nga Shijaku dhe Durrësi ishin vënë nën përgjim prej kohësh ndërsa goditjen finale duket se e ka dhënë një blerje e simuluar e drogës nga ana e agjentëve të infiltruar të policisë. 

Operacioni u kodua "Moncler' për shkak dhe të mbishkrimit që ishte në pakon e kokainës, dhe u sekuestruan 3 automjete, 1 kg kokainë, 710 euro, 149 mijë lekë dhe 9 celularë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:41
Operacioni antidrogë, burime: 5 të rinjtë u arrestuan pasi agjenti i futur nga policia iu bleu drogë! Pakoja e kokainës kishte të stampuar logon ‘Monclair’

 

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar foton e kokainës së kapur nga policia e Tiranës. 5 të rinjtë shisnin kokainë dhe mbi pako printonin logon e ‘Monclear. Burime bëjnë me dije se hetuesit e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë siguruan prova të mjaftueshme për të arrestuar 5 personat që merrnin kokainë në Durrës dhe Shijak dhe më pas e shisnin në Tiranë, kryesisht në lokale të ish-Bllokut.

Përveç përgjimeve të cilat konfirmuan shitjen e kokainës, është bërë edhe blerje e simuluar nga ana e agjentëve të infiltruar të policisë. Të arrestuarit nuk janë të proceduar më herët për trafikim kokaine, por kanë procedime të veprave të tjera më të lehta si kundërshtim i punonjësve të policisë, trazira në stadiume, etj. Policia po verifikon edhe për persona të tjerë të përfshirë.

Marka Monclear: 

Moncler SpA është një shtëpi luksoze italiane e modës e specializuar në veshje me seli në Milano, Itali. Kryesisht merret me dizajnë veshjesh që kryesisht janë shumë të shtrenjta.

1686731859_moncler.jpg

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • iku: 15/06/2023 09:30

    thjesht show sepse droga ne durres e tirane,esht si buka q

    Përgjigju
  • Shoku: 14/06/2023 12:11

    Show amator policesk, keta paguajne kafe te antidroga qe te punojne rehat dhe nganjehere duhet te bejne ndonje aksion se qelbet ere shefi dhe i lirojne prape.Kafja shkon nga 2 mije deri 5 mije euro ne muaj.

    Përgjigju
  • 313: 14/06/2023 09:12

    Sa amator 7 veta me cu 1 buk. I infiltruari i ka sjell deri ne marikaj qe dosja ti kaloj rrethit te tiranes jo durrsit.

    Përgjigju
    • Ypsiloni: 14/06/2023 10:20

      Kush merret me drog duhet te vendosi shteti nje ligj te vecant ti marrin dhe ti cojn ne sazan atie ti len ti japin buk that dhe uje per te pir asgj tjeter deri sa te reduktohen ne jeten normale ..pasi ky fenomen ka marr permasa te medha dhe duhet parandalohet me cdo kusht

    • Askushi: 14/06/2023 09:50

      Problemi ktu eshte qe kto spacatoret jan te lidhur me shefat e krimeve ne rajone.denonconi o njerez se poa helmojnevte ardhmen

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës