VIDEO/ ‘Më sill 3 pica’, ‘merr fantat’, goditet grupi i shpërndarësve të drogës në lokalet e natës në Tiranë! Drejtohej nga një çift bashkëshortësh

TIRANË-  Një grup prej tetë personash, të cilët shpërndanin drogë në lokalet e natës në Tiranë, është goditur nga policia. Shkatërrimi i grupit ka ardhur pas një hetimi gjashtë mujor nga blutë e Tiranës, ndërsa nga 9 urdhër ndalimet, 8 prej tyre janë ekzekutuar, ndërsa një person është shpallur në kërkim.

Në pranga ka rënë edhe drejtuesi i grupit Herald Rexhepaj, bashkë me gruan e tij, Viola Bendaj, të cilët jetonin në zonën e njohur si Kodra e Diellit në Tiranë.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka arritur të mësojë edhe disa prej kodeve që përdornin shpërndarësit e drogës. ‘Më sill 3 pica’, apo ‘shko merr fanta’, ishin ndër kodet e përdorura nga ky grup ndërsa shisnin drogën nëpër lokalet e natës apo zona të tjera që frekuentoheshin nga të rinjtë.

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe kanabis, në sasi të mëdha, dhe më pas i shitnin ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të lokaleve të natës dhe të vendeve që frekuentohen nga të rinjtë”, njofton policia.

Gjatë operacionit gjashtëmujor janë sekuestruar 650 doza kanabis , 150 doza kokainë, 1 kg kanabis, qindra qese farmaceutike që shërbejnë për paketimin e lëndëve narkotike, dy peshore elektronike, dhe 5 aparate celulare.

Ndërkohë, kreu i grupit Herald Rexhepaj rezulton i arrestuar edhe në prill të këtij viti, teksa sillte disa doza drogë nga Kosova.

Emrat e të arrestuarve

  • Herald Rexhepaj, 35 vjeç
  • Viola Bendaj, 31 vjeçe
  • Arolf Harizi, 19 vjeç
  • Arlind Aga, 20 vjeç
  • Xhersildo Arifllari, 21 vjeç
  • Dashamir Shehu, 46 vjeç
  • Indrit Gjoshi, 22 vjeç
  • Devis Saliaj, 19 vjeç

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:59
Dalin FOTOT, kush janë shpërndarësit e drogës që u arrestuan në Tiranë

1694166883_xhensildoarifllariarlindagaheraldrexhepajviolabendaj.jpeg

Report Tv ka siguruar fotot e disa prej të arrestuarve në kuadër të operacionit anti-drogë të zhvilluar në Tiranë. Mes tyre, Report Tv sjell edhe foton e drejtuesit të grupit Herald Rexhepaj dhe gruas së tij Viola Bendaj.

1694166925_heraldrexhepajviolabendaj.jpg

Herald Rexhepaj dhe Viola Bendaj.

1694166966_arolfhariziarlindagaxhensildoarifllari.jpg

Arolf Harizi, Arlind Aga, Xhensildo Arifllari
Ora 10:30
‘Më sill 3 pica’, ‘shko merr fantat’, si komunikonin shpërndarësit e drogës! Ua shisnin të rinjve në lokalet e natës


Një grup prej 8 personash që shpërndante drogë në lokalet e natës në Tiranë është goditur nga policia. Në pranga ra edhe drejtuesi Herald Rexhepaj. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka arritur të sigurojë edhe kodet përmes së cilave komunikonin shpërndarësit e drogës.

‘Më sill 3 pica’ ose ‘Shko merr fantat’, ishin kodet që ata përdornin mes njëri-tjetrit kur u shisnin kanabis ose kokainë të rinjve që frekuentonin lokalet e natës në Tiranë.

Ora 10:21
Dalin EMRAT, kush janë 8 të arrestuarit në Tiranë! Shpërndanin drogë në lokalet e natës

1694161218_arrestim.jpg

Report Tv sjell emrat e 8 të arrestuarve nga operacioni anti-drogë në Tiranë. Në pranga ka rënë edhe drejtuesi i grupit Herald Rexhepaj. Ata e shpërndanin drogën në lokalet e natës në Tiranë.

Emrat e të arrestuarve

  • Herald Rexhepaj
  • Viola Bendaj
  • Arolf Harizi
  • Arlind Aga
  • Xhersildo Arifllari
  • Dashamir Shehu
  • Indrit Gjoshi
  • Devis Saliaj
Ora 10:19
VIDEO/Operacioni në Tiranë: Policia: 8 në pranga, 1 në kërkim! Shpërndanin drogën në lokalet e natës

 

Policia ka reaguar për operacionin anti-drogë të zhvilluar në Tiranë. Gjatë zhvillimit të këtij operacioni gjashtëmujor, janë sekuestruar 650 doza cannabis sativa, 150 doza lënde narkotike kokainë, 1 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Në pranga kanë rënë 8 persona, mes tyre edhe drejtuesi. Ndërkohë, një është shpallur në kërkim. Grupi e shpërndante drogën nëpër lokalet e natës në Tiranë.

“Tiranë/Finalizohet pas një hetimi gjashtëmujor, operacioni policor i koduar "Kodra e Diellit 3", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. 

Operacioni i zhvilluar me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë lëshuar 9 urdhra ndalimi, nga të cilët janë ekzekutuar 8 dhe 1 është shpallur në kërkim.

Gjatë zhvillimit të këtij operacioni gjashtëmujor, janë sekuestruar 650 doza cannabis sativa, 150 doza lënde narkotike kokainë, 1 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, qindra qese farmaceutike që shërbejnë për paketimin e lëndëve narkotike, dy peshore elektronike, dhe 5 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore gjashtëmujore me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Kodra e Diellit 3".

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve: H. R., 35 vjeç, V. B., 31 vjeçe, A. H., 19 vjeç, A. A., 20 vjeç, Xh. A., 21 vjeç, D. Sh., 46 vjeç, D. S., 19 vjeç, dhe I. Gj., 22 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi K. R., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe kanabis, në sasi të mëdha, dhe më pas i shitnin ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të lokaleve të natës dhe të vendeve që frekuentohen nga të rinjtë. 

Në cilësinë e provës materiale, gjatë zhvillimit të gjithë operacionit janë sekuestruar 650 doza cannabis sativa, 150 doza lënde narkotike kokainë, 1 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, qindra qese farmaceutike që shërbejnë për paketimin e lëndëve narkotike, dy peshore elektronike, dhe 5 aparate celulare.

Vijon puna për kapjen e shtetasit K. R.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

1694161160_finalprojekt.00005504.Still063.jpg

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agjenti: 08/09/2023 13:24

    I mbushen burgjet me spaco. Ska bythe njeri te hetoj me thelle.

    Përgjigju
  • Askushi: 08/09/2023 11:16

    Spaskan pagu ke shefi i krimeve se ne cdo lagje dhe plakat dhe pleqte e dijne se kush shperndan.kjo rini nga kto spacator kan mar deformime te renda ne karakter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive