Shpërndanin kanabis me doza te 'Vollga' në Durrës, në pranga 2 të rinjtë

DURRËS- Eduart Kullesi, 27-vjeç dhe Ronaldo Shala, 26 vjeç, janë vënë në pranga të policisë së Durrësit pasi janë kapur duke shpërndarë lëndë narkotike kanabis në doza në zonën e Vollgës.

Nga hetimet ka rezultuar se Ronaldo Shala, kishte masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, për veprën penale ‘Heqja e paligjshme e lirisë’, dhe bashkëpunonte me Eduart Kullesin, për të shitur në zonën e quajtur “Vollga”, Durrës, doza të lëndës narkotike kanabis të cilën e siguronte Eduart Kullesi.

Gjatë kontrollit në banesën e Eduart Kullesit, policia gjeti dhe sekuestroi 2 pako me lëndë narkotike kanabis, 103 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, të gatshme për shitje, një peshore elektronike dhe 1000 qese farmaceutike që përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike në doza.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

27 Janari/ Të mbijetuarit e Aushvicit kthehen në kamp për 80 vjetorin e çlirimit! Bota kujton Holokaustin, Presidenti Putin i paftuar

27 Janari/ Të mbijetuarit e Aushvicit kthehen në kamp për 80 vjetorin e çlirimit! Bota kujton Holokaustin, Presidenti Putin i paftuar