Shpërndanin kanabis në Bulqizë, 'Porosia' prangos 6 të rinj (EMRAT)

Shpërndanin kanabis në Bulqizë, 'Porosia' prangos 6 të rinj (EMRAT)

TIRANE-Gjashtë persona janë arrestuar në Bulqizë për shpërndarje të lëndëve narkotike. Të arrestuarit në kuadër të operacionit të koduar 'Porosia' janë; Renato Allushi 22-vjeç, Denis Perkoxha 22-vjeç, Ramiz Perkoxha 24-vjeç, Ferdinad Maha 32-vjeç, Avni Doda 25-vjeç dhe E. Xh., 15 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta persona në bashkëpunim me njëri - tjetrin shpërndanin në doza të vogla të lëndëve narkotike në qytetin e Bulqizës dhe zonën përreth saj si dhe kishin tendencë kriminale për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia u janë gjetur doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër vijojnë hetimet për kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz