TIRANË- Një apartament në rrugën ‘Siri Kodra’ në Tiranë është përfshirë nga flakët e zjarrit, mesditën e stome dhe nga ngjarja fatmirësisht nuk ka viktima.
 
Zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi në sobën që ndodhej në ballkon të apartamentit.
 
Në momentin e shpërthimit në banesë ka qenë vetëm një e moshuar dhe ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve kanë bërë të mundur që flakët të shuhen shumë shpejtë duke shmangur kështu përhapjen e flakëve në apartamente të tjera.

zjarri tek siri kodra
(Në foto: Apartamenti ku ra zjarri në rrugën "Siri Kodra" në Tiranë. Foto: A.Çakshiri/Shqiptarja.com)

 Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)