Shpërthen goma e makinës me të cilën po udhëtonte presidenti Vuçiç (VIDEO)

Një gomë dyshohet të ketë shpërthyer nga automjeti në të cilin ndodhej presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Ky i fundit ishte duke shkuar në turneun e planifikuar në Qarkun Qendror Banat në Vojvodinë.

Pas incidentit, Vuçiç doli nga vetura dhe u transferua në një automjet tjetër dhe vazhdoi turneun. Në një tubim në Kikinda, ai tha se i ka plasur goma rrugës për në Mokrin.

“Pas vizitës në Melenci, unë do të shkoja në Mokrin para mitingut të madh në Kikinda dhe në atë rrugë isha me makinën time. Nëse ka plasur rrota, kjo u mbetet autoriteteve ta përcaktojnë dhe ata do ta përcaktojnë. Arrita në Mokrin dhe kalova në një makinë tjetër”, tha ai.

Bëhet fjalë për një makinë të blinduar e krijuar posaçërisht për transportin e zyrtarëve.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se një hetim është duke u zhvilluar.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

 Zjarr në një nënstacion të Londrës, mbyllet aeroporti më i madh në vend! Devijohen dhjetëra fluturime

Zjarr në një nënstacion të Londrës, mbyllet aeroporti më i madh në vend! Devijohen dhjetëra fluturime