‘Shpërthen’ Ketrin Gjoça: Më hoqën nga ekrani, më aneksuan! (VIDEO)

Ka qenë një intervistë pa dorashka ajo e prezantueses Ketrin Gjoça të premten në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv.

Në një rrëfim për karrierën e saj më shumë se 30 vjeçare në ekran, teta Keti, ashtu siç njihet nga të gjithë ka treguar vështirësitë e këtyre viteve eksperience në televizonin publik.

Sot jashtë ekranit, duket se Ketrin nuk ka qenë dakord me këtë fakt.

Ajo thotë se nëse do të kishte një ftesë për të drejtuar një program do të ishte e gatshme ta pranonte dhe thotë për herë të parë në Report Tv e është aneksuar në mënyrë jo elegante nga programi që drejtonte.  Me tone të ashpra e në dukje e fyer, ajo bën thirrje që të shikohen modelet italiane të të bërit televizion.

Në televizionet italiane, ata persona që kanë një eksperiencë, i mbajnë, i ruajnë. Figurat janë figura. Nuk e di pse drejtuesit tanë të televizionit, vijnë në televizion, në atë institucion publik dhe mendojnë që duke hequr figurat e ekranit që kanë gjetur atje, figura të konsoliduara, do krijojnë një televizion të ri. Në emër të të bërit ‘televizion të ri’ heqin figura të rëndësishme. Nuk është ky televizioni!

-A ke ti një program në mendje?

Kam disa programe në mendje, ndaj më vjen keq që nuk jam në ekran. Mungojnë programe për fëmijë. Nuk po them si në atë kohë.

Ama të lutem shumë, nëse dikush thotë po Keti ti nuk erdhe të sjellësh një ide, nuk vuajmë për ide. Dikush duhet të më thërrasë të më ngarkojë diçka.”

-Ty nuk të lejojnë të jesh më në ekran sepse je një figurë e vjetër?

Në sy kaq ashpër nuk ma ka thënë njeri, por sapo erdhën drejtuesit e ri, më hoqën programin me të cilën isha në transmetim. Unë isha me një program në transmetim, aneksim në mënyrë jo elegante. Është hera e parë që e them këtë gjë, por do ta thoja edhe sikur mos të pretendoja të dilja në ekran.” shprehet Ketrin Gjoça.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:33
Mbi 30 vjet në ekran, Ketrin Gjoça: Ja cilat janë moderatoret që vlerësoj sot (VIDEO)

Ketrin Gjoça është një nga ikonat e televizionit shqiptar. Mbart mbi supe më shumë se 30 vjet eksperiencë në ekran, duke prezantuar emisione për fëmijë, për të cilët shumë prej nesh ‘ngujoheshin’ përpara ekranit.

Një mësuese e pasditeve të brezave të shumtë fëmijësh, me programe të cilat jo vetëm argëtonin, por edhe edukoheshin.

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, prezantuesja dhe regjisorja e njohur thotë se është e nevojshme të bëhen një sërë ndryshimesh dhe tregon se cilat moderatoret e televizioneve shqiptare që vlerëson më shumë.

Unë jam me të vjetrën. Ndjek me dëshirë Rudina Magjistarin, në programin e vet. alketa Vejsiu është shumë e mirë në parametrat që ka. Gjithashtu më pëlqejnë moderator të huaj si Michelle Hunziker, Antonella Clerici etj”, shprehet Gjoça.

Ndërkohë ajo thotë se nuk ka ndjerë konkurrencë me emisionet që jepeshin në të njëjtën kohë me emisionin e saj, por në televizione të tjera, pasi sipas saj nuk ka një matës të saktë e çfarë emisionesh preferojnë më shumë njerëzish.  

Ora 11:08
Erion Veliaj surprizon moderatoren e njohur, ja fjalët e ndjera të kryebashkiakut të Tiranës (VIDEO)

Ketrin Gjoça ose siç njihet ndryshe ‘Teta Keti’ na ka shoqëruar për më shumë se 30 vite në ekran, me emisionet për fëmijë, por jo vetëm.

Fëmijët nuk i kanë shijuar vetëm nëpërmjet ekranit emisionet e saj, por edhe janë bërë pjesë e tyre. Një nga këto fëmijë që pati fatin ta njihte nga afër Teta Ketin është edhe krybashkiaku aktual i Tiranës, Erjon Veliaj, i cili ka vendosur ta suprizojë nëpërmjet një videomesazhi Ketrin Gjoçan.

E ftuar në “Rreze Dielli” kjo e fundit është emocionuar nga fjalët e Veliajt, i cili thotë se teta Keti ka qenë personi i parë që e ka promovuar atë.

Ka shumë vetë që ndoshta bëjnë pyetjen që lali Erin kush e spikati i pari ? Fajtoren e keni në studio. Mbaj mend që vinte te shkolla “Kosova” dhe përzgjidhte fëmijët, ndër të cilët isha edhe unë. Më mbush me nostalgji sa herë të kujtoj. Lutem që cdo gjë të shkojë mirë në jetën tënde. Të falenderoj për kujtimet e bukura të asaj kohe.” shprehet ndër të tjera kryebashkiaku.

Ndërkohë prezantuesja dhe regjisorja e njohur thotë se Erion Veliaj ishte një nga fëmijët që spikati në emisionet e saj për zgjuarsinë dhe shkathtësinë që kishte kur kthente përgjigje.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 14/04/2021 23:03

    Kjo eshte marezi

    Përgjigju
  • aier: 07/03/2020 14:46

    pse kush te tha ty qe televizionet italiane jane ne rregull, jane televizionet me te shpifura ne bote.

    Përgjigju
  • lolita: 07/03/2020 12:22

    Kjo nuk e kupton qe eshte bere boze dhe nuk shikohet.... Deri sa qenke kaq e afte perse nuk te merr ndonje tv tjeter...??

    Përgjigju
  • xXx: 07/03/2020 10:45

    "Teta Keti" çfarë mund të presësh aty nga drejtues që duhet të përsërin abetaren...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armë mbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër, në pranga edhe personi që e ndihmonte

Shkodër/ Në kërkim për armë mbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër, në pranga edhe personi që e ndihmonte