Aktori simpatik italian Gabriel Garko ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një vile në komunën Solaro në afërsi të qytetit të Sanremos. Ende nuk dihen arsyet e shpërthimit ndërkohë që sipas mediave italiane ai ëhstë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital pas goditjes së fortë që ka marrë në kokë

Së bashku me të humbi jetën dhe një grua 77 vjeç pronarja e banesës ku jetonte Garko përkohësisht. 42-vjeçari ishte vendosur në vilën Rosa pasi po përgatitej për edicionin të 66 të Festivalit të Sanremos, që do të mbahet nga data 9-13 Shkurt.Gabriel Garko do të jetë një prej prezantuesve, sëbashku me Carlo Contin, Madalina Ghenea dhe Virginia Raffaele.

Ende nuk duhen shkaqet e këtij shpërthimi. Aktori Gabriel Garko gjendet i shtruar në spital ku po merr kurat mjeksore. Hetimet e para të Policisë italiane kanë verifikuar se shpërthimi i vilës ka ardhur për shkak të rrjedhje të pakontrolluar gazi, në katin e dytë të banesës ku jetonte dhe pronarja e saj, e cila mbeti e karbonizuar.