Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shijak, plagosen 3 persona, dërgohen në Tiranë për mjekim të specializuar

Tre persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Shijak, si pasojë  e shpërthimit të bombolës së gazit në banesën e tyre. Bëhet me dije se ngjarja u regjistrua në Xhafzotaj, ku kanë mbetur të plagosur Bukurie Maksuti 45 vjeç, një 17-vjeçar me inicialet B.M dhe 60-vjeçari Qefajet Musai, ky i fundit ka pësuar djegie të shkallës së tretë.

Tre personat e plagosur janë familjarë. Mësohet se 60-vjeçari Musai ka qenë duke montuar bombolën e gazit dhe menjëherë pasi ka provuar ta testojë, bombola ka shpërthyer. Të tre personat janë dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

J.GJ.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Energji e rinovueshme për objektet publike në Mirditë, BE mbështet realizimin projektit

Energji e rinovueshme për objektet publike në Mirditë, BE mbështet realizimin projektit