GOLEM - Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një ndërtesë në Golem.

Sipas të dhënave të para bëhet fjalë për një shpërthim të ndodhur në katin e pestë të një pallati në kompleksin e banesave të pushimit..

Pronarët e banesës jetojnë jashtë Shqipërisë dhe ende nuk dihen arsyet e vendosjes së lëndës plasëse në këtë ndërtesë.

Durim Verra,  pronari i kompleksit të vilave "Durim Verra" ndodhej jashtë vendit dhe në vila nuk kishte njerëz pasi ato janë ambiente që jepen me qira për pushuesit në sezonin veror. 

Nga shpërthimi nuk ka pasur as të lënduar dhe as viktima pasi ngjarja ka ndodhur në zonën e rezidencave verore të pushimit.

Ndërkohë sipas informacioneve lënda plasëse ishte e vendosur në kangjellat e derës së apartamentit dhe shpërthimi nuk ka qenë i telekomanduar por ka qenë shpërthim me fitil.

Nga shpërthimi ka pasur dëmtime të konsiderueshme të fasadave.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje nga ku ka nisur edhe hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

shperthimi ne golem

shperthimi ne golem

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)