Sapo e mbushi, shpërthen bombola e gazit në Shkodër, shtëpia në flakë, lagja mbulohet nga tymi, s'ka të lënduar (VIDEO)

TIRANE-Shpërthimi i një bombole gazi ka djegur pjesërisht një banesë në qytetin e Shkodrës mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur orës 12:45 në afërsi të shkollës “Oso Kuka” tek rruga e “Tafilicajve”.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar zjarrfikësen, por ndërhyrja e tyre ka qenë mjaft e vështirë pasi rrugica në të cilën ndodhet shtëpia është mjaft e ngushtë. Megjithatë flakët e zjarrit janë neutralizuar, duke mos rrezikuar banesat e tjera dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

Por si ka ndodhur ngjarja? Report Tv mëson se zonja e shtëpisë sapo kishte mbushur bombolën 5 litërshe të gazit dhe e kishte lënë në garazh. Pak momente më vonë është dëgjuar një shpërthim pikërisht pranë garazhit.

E zonja e shtëpisë ka dalë menjëherë jashtë ndërkohë që komshinjtë njoftuan zjarrfikësen. Brenda garazhit ndodhej edhe një makinë që është djegur.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/08/2020 21:57

    Ketu ne U.S.A.mbushja e bombolave eshte monopol I vetem nje kompanie,nuk lejohet ta beje cdo njeri dhe bombolat as bosh nuk lejohen Brenda ambjenteve te mbyllura,jo me plot qe jo e jo.Kjo zonja eshte me fat qe e kishte ne garazh.Shteti duhet te nderhyje e te vere rregulla shume te forta per bombolat e gazit.Nuk e di ne ka filluar,por mire do ishte qe ndertimet e reja te kene nje system ngrohjeje sic e ka bota,jo vetem per te evituar aksidente te tilla,por dhe per t'i dhene fund masakres se pyjeve tona per dru zjarri!

    Përgjigju
  • Ca zjarrfikse: 24/08/2020 14:40

    Me shum un ka zorra jeme qe lagu lulet . Turpi botes me keto zjarrfikse te viteve 70

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm