Hollandë-Një shpërthim i fuqishëm në qytetin e Hagës, Hollandë ka shkaktuar shembjen e disa ndërtesave. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 06:15 të mëngjesit.
Si pasojë e shpërthimit dyshohet se të paktën 20 njerëz kanë vdekur dhe 4 persona mes tyre një fëmijë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë sipas autoriteteve të paktën pesë shtëpi u shkatërruan nga ky incident.
Ndërkaq ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë kërkimet nën gërmadhat e ndërtesës së shkatërruar, pasi nuk dihet nëse ka persona të tjerë të mbijetuar apo viktima.
Policia është në kërkim të një makine e cila është larguar me shpejtësi nga vendngjarja menjëherë pas shpërthimit.
“Pak pas shpërthimit, rreth orës 06:15, një makinë është larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi të lartë. Policia dëshiron të kontaktojë personat që e panë makinën duke u larguar ose me personat që kanë pamje të këtij momenti nga kamerat e sigurisë”, tha Policia përmes një deklarate.