Tritol linjës 400 KW në Fushë- Krujë, zv.ministri: Sulm terrorist...uroj mos të ketë lidhje politika

Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer në linjën e transmetimit të energjisë elektrike 400 KW pranë fshatit Krastë të Thumanës. Policia sqaroi se në mesditë, punonjësit e OST, konstatuan se njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë (400 KW), Nr. 65, e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren ishte dëmtuar me lëndë, të dyshuar eksplozive.

"Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve", njoftoi policia përmes një deklarate paraprake.

Zv/ ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka dënuar sulmin me eksploziv ndaj shtyllës së tensionit të lartë të transmetimit të energjisë elektrike 400 KW pranë fshatit Krastë të Thumanës. Një akt i tillë konsiderohet terrorist në bazë të ligjit shqiptar dhe që dënohet nga 15 deri në burg përjetë, tha ai.  Lamallari uroi që kjo ngjarje të mos ketë lidhje me politikën duke shigjetuar opozitën

Më herët qeveria e denoncoi shpërthimin me tritol, ndërsa përgjegjës bëri Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim se kanë dhënë urdhrin për këtë akt dhune. Akuza që u mohuan nga vetë PD-ja.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënësja e Qeverisë Elisa Spiropali, bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale, atë se çfarë kishte ndodhur, duke thënë se këto sulme shprehin tërbimin nga dëshpërimi.

"Vesi del me shpirtin! Goditet me tritol linja e transmetimit 400 KW në Laç dhe pas 30 vjetësh kapituj sherresh e rrëmujash të nxitura nga e njëjta dorë, dihet kush u bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit! E keni kot, hidhuni përpjetë sa të doni, këtë vend mbrapa dot s'e ktheni", shkruan Spiropali.

Ndërkohë, edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ne një postim në Facebook ka publikuar foton e dëmtimit të linjës së transmetimit të energjisë.

"Aktet e dhunes te komanduara nga Basha dhe Berisha, sikurse rikthimi i sotem tek triotoli ndaj shtyllave te tensionit te larte, synojne te nxijne fytyren e Shqiperise dhe gjithe shqiptareve. Sot jemi dëshmitarë që prej ditësh PD dhe LSI kanë ndërmarrë një sulm kundër të ardhmes së Shqipërisë. Sulmit më të furishëm kundër reformës në drejtësi dhe ëndrrës tonë Europiane. Nëse do te fitonte rruga e dhunes e zgjedhur nga Basha, e sigurt eshte se Shqipëria do te humbte.Të gjitha maskat kane rene. Ata që vranë protestuesit para 8 vitesh, ata qe shfarosen Gerdecin, tani duan të vijnë perseri në pushtet përmes forces, dhunës dhe sot edhe me tritol. Politikanet e vjeter, te frikesuar nga drejtesia e re qe po vjen, jane bere te gjithe bashke per te mbrojtur interesat e tyre personale, si gjithmone ne kurriz te shqiptareve", shkruan Ball në rrjetin social.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • spiun i vjeter: 20/03/2019 11:49

    Nese keta pederastet e pd-s dhe ps-s nuk do te me kishin hequr nga puna qysh para 13 vjetesh,une i gjeja keta ndyresirat e akteve terroriste brenda nje jave.Po te me japin nje shtepi i gjej dhe tani,por policia jone ,shiku e prokuroria ka vetem legene e dhitsa ne radhet e saj

    Përgjigju
  • Deti: 19/03/2019 07:29

    U kthyen diversantet prape

    Përgjigju
  • dulja: 19/03/2019 05:23

    grupe te investuare nga pd si gjithmone

    Përgjigju
  • Maks: 18/03/2019 19:20

    Kapini te gjith trimat e zones dhe lidhini prej kembesh dhe futjan me hunj sa tu behet kurrizi me but se barku dhe do shihni si i tregojn vet ate qe kan ber

    Përgjigju
  • prec zogaj: 18/03/2019 18:50

    VRITINI PA PARALAJMERIM QENTE E MALESISE,,,,ATA VETEM ME PLUMB MARRIN VESH,,..///

    Përgjigju
  • Beni: 18/03/2019 18:46

    Ca prisni prangat saliut te parit po ndodhi prap prangat edhe xenit te rrine bashke ne nje dhome

    Përgjigju
  • Qytetari digjital: 18/03/2019 18:09

    Lereni nja 1 muaj ate fshat pa drita fare dhe ruani kush do veje t'i vendose tritolin shtylles perseri, le ta vuajne te gjithe cmendurine e 2-3 vetave qe kane ndermarre aktin terrorist.

    Përgjigju
  • Vlora: 18/03/2019 17:46

    Ky eshte krim kombetar ... duhet te ket me ligje 4 burgime te perjetshme dhe memkusht ... shqyerje b..... nje her ne jave per ate qe ve tritol shtyllave nga te burgosurit e tjere.... bastarde ... kjo eshte prone kombetare jo personale

    Përgjigju
  • Berti: 18/03/2019 16:24

    Mos i toleroni kto veprime hetojeni dhe zbulojino kete maskarade qe tzeri shembull për tjert,coni grupin gatshëm t'a krefi ate zone edhe del dhe krimineli

    Përgjigju
  • AntiTerrori: 18/03/2019 16:13

    ..po vezhgojini me kamera,keto nuk duhen toleruar,te kualifikohen me alarm te kuq,si raste Terrorriste!

    Përgjigju
  • toni: 18/03/2019 16:02

    bravo malokeria su ndahet shpirti nga qiriu

    Përgjigju
  • sami ameni: 18/03/2019 15:36

    te gjith e din kush esht krahu armatosur i Sali kriminelit ne Fush Kruje dhe sa here mer komanden ve bomba e tritole

    Përgjigju
    • Rinas: 18/03/2019 17:41

      Mund te na e thuash kush eshte krahu armatosur ne fushe kruje? Jane te fortet e krujes keto qe thua ti apo jo.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali