Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë, policia në kërkim të autorit (EMRI+VIDEO)

FUSHË-KRUJË- Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pranë një banesë në fshatin Arrameras të Fushë Krujës, mbrëmjen e së shtunës. Tritoli është vendosur në ambientet e jashtme të shtëpisë së 50-vjeçarit Alfred Kurtit.

Në të njëjtën banesë jetojnë edhe dy vëllezërit e martuar të 50-vjeçarit, si edhe nëna e tyre e moshuar. Të gjithë pjesëtarët e familjes ndodheshin në banesë në momentin që ka shpërthyer tritoli, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Banesa ndodhet pranë aksit Fushë-Krujë-Tiranë, aks nga i cili dyshohet të jenë larguar edhe autorët. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë me qëllim identifikimin e autorit/ëve.

Nuk dihen shkaqet apo motivi i vendosjes së tritolit, ndërsa pasi familja Kurti nuk njihet si problematika dhe asnjë prej personave nuk rezulton me precedent të mëparshëm penal. Ata merren me biznesin e mobilierisë.

"Më datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit Alfred Kurti, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme)", njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa u ngritën postblloqe në akset që lidhin Fushë Krujën me pjesën tjetër të vendit me qëllim kapjen e autorëve. 

/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dea: 19/05/2024 13:15

    gjithe kriminelat jane mbledh ne fushe kruje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Zjarri shkrumboi tregun në Shkodër, tregtarët takojnë Becin: Do Zoti e mban premtimin!  Ne presim të bëhet tregu i ri se kemi bukën e gojës aty!

Zjarri shkrumboi tregun në Shkodër, tregtarët takojnë Becin: Do Zoti e mban premtimin! Ne presim të bëhet tregu i ri se kemi bukën e gojës aty!