/ATSH-AFP/ - Rebelët talebanë sulmuan sot selinë e Parlamentit afgan në Kabul duke vrarë një grua dhe një fëmijë, shenjë e presionit në rritje që ata ushtrojnë mbi qeverinë dhe trupat në këtë seson intensiv luftimesh.
Rebelët talebanë, për të cilët ushtria dhe qeveria afgane kanë qenë shënjestra, kanë marrë menjëherë përsipër përgjegjësinë për sulmin, në një mesazh në rrjetin social Twitter.
Sulmi, tipik i rebelëve që dërgojnë rregullisht kamikazë për të sulmuar ndërtesat zyrtare apo simbolet perëndimore në Kabul, filloi rreth orës 06:00 GMT.
"Ai përfundoi dy orë më vonë me vdekjen e të gjithë talebanëve, të cilët ishin shtatë në numër", sipas Najib Danish, Zëvendëszëdhënës i Ministrisë së Brendshme.
Rebelët islamikë kanë ndërmarrë së fundi ofensivën e tyre të pranverës që është kthyer në luftime intensive në disa provinca të vendit si dhe një sërë sulmesh në Kabul.
/Shqiptarja.com