Tiranë - Një sasi lëndë plasëse është hedhur në automjetin e Dritan Janos, nip i ish zv.prokurorit të Përgjithshëm Thoma Jano. Ngjarja fatmirësisht pas pa pasoja për jetën u shënua rreth orës 03:20 të mëngjesit të sotëm në Selitë të Vogël.

Automjeti ishte i parkuar në oborrin e banesës së 39-vjeçarit. Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve të maskuar të cilët raportohet se kanë lëvizur me dy automjete. Njëri prej tyre është afruar te porta e shtëpisë dhe ka hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës. Më pas ata janë larguar nëpër rrugicat e zonës së Selitës së Vogël.

Para bluve Jano ka mohuar të ketë pasur konflikte apo debate me ndonjë person, duke theksuar se nuk ka dijeni për rrethanat apo arsyet për ngjarjen në fjalë.

Ndërkohë dy nga pistat kryesore të hetimit janë: puna e xhaxhait të tij në sistemin e drejtësisë dhe pista e dytë dyshohet se lidhet me Dorina Janon, bashkëshorten e 39-vjeçarit e cila rezulton se është një nga Administratorët e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme. 

Dorian Jano prej gati 10 vitesh ishte i punësuar në Institutin e Metrologjisë dhe nuk është person i skeduar më herët nga policia.

"Më datë 19.12.2025, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve", informoi sot policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:59
Tiranë, tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit të Përgjithshëm, Thoma Jano! Pistat e hetimit puna e xhaxhait dhe ajo e bashkëshortes

1766138191_tritolinselitdhethomajano.jpg

Foto: Thoma Jano dhe makina e nipit që iu vendos tritol

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të sotëm në Selitën e Vogël, në makinën e 39-vjeçarit Dritan Jano.

Dritan Jano është nipi i Thoma Janos, i cili deri pak kohë me parë ka qenë zëvendësprokuror i Përgjithshëm për pjesën e përgjimeve. Një prej pistave që po hetohet është  puna e xhaxhait të tij në sistemin e drejtësisë.

Dorina Jano, bashkëshortja e Dritan Janos, rezulton se është një nga Administratorët e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme. Hetuesit po verifikojnë dhe punën e bashkëshortes se 39-vjecarit si një pistë tjetër e mundshme.