Një shpërthim tritoli ka ndodhur te hotel Victoria që e zotëron familja e Ervin Matës, pranë QSUT-së në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në orën 22:40, në një rrugicë të ndërmjetme midis një lokali dhe një hoteli në rrugën e “Dibrës”. Tritoli i ishte vendosur hotelit, por fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale tek të dy objektet.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ndërsa policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.
Forca të policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ervin Mata është një emër i njohur për policinë si i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut, në lokalin “Monopol”, ku mbeti i vrarë, Fabiol Gaxha dhe i plagosur rëndë Elion Hato dhe biznesmeni Ervis Martinaj.
Për këtë ngjarje nën akuzë janë vënë komandoja i Forcave Ushtarake Marviol Bilo, kushëriri i këngëtares Elvana Gjata, njëherësh dhe truproja i të fejuarit të saj, Ervin Mata.
Mata akuzohet për Moskallëzimit të krimit dhe Përkrahje të autorit të krimit”, pasi dyshohet se është personi që ka ndihmuar komandon Marviol Bilon të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke mos u arrestuar sot e kësaj ditë nga policia kriminale e Tiranës.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25%
-
Keq
60.8%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1627
Lajme të tjera
-
Ambasadori i Rusisë në Tiranë largohet nga Shqipëria, ja kush e zëvendëson
26 Prill, 18:29
-
Protesta te bashkia ‘kuriozon’ turistët në Tiranë: Këtu s’ka shumë njerëz, në vendet tona dalin masivisht në rrugë
26 Prill, 17:18
-
Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës
26 Prill, 16:39
-
Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën
26 Prill, 16:15
-
Bashkia e Tiranës dhe ambasada franceze nënshkruajnë marrëveshjen në fushën e industrive kreative
26 Prill, 11:18
-
Volejboll meshkuj/ Tirana prek titullin, fiton edhe derbin e dytë me Partizanin
26 Prill, 11:17
-
Protesta/ Rithemelimi dhe PL s'heqin dorë nga dhuna, hedhin molotovë drejt Bashkisë së Tiranës (VIDEO + FOTO)
26 Prill, 07:32
-
Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës
25 Prill, 16:08
-
Vjen për herë të parë në Tiranë 'Festivali i Verës Merano', Veliaj: Histori suksesi për kryeqytetin, fokusi ynë të promovojmë produktet Made in Albania
25 Prill, 15:20
-
Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë për projektin
25 Prill, 12:51
-
Basketboll meshkuj/ Fillon faza play-off, Besëlidhja fiton ndaj Tiranës në ndeshjen e parë
25 Prill, 11:55
-
Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)
25 Prill, 11:32
Cdo gjo ketu nis dhe mbaron
PërgjigjuErvis Martini te paska cua selam o cope mishit me dy sy. Tani, o vraje ate ose veten se ske rruge tjeter
PërgjigjuNga e di qe esht ervis martini. Kushedi Ska lidhje ai me kte ngjarje
Plasi lufta ne tirane tashi. Zoot ruaj te pafajshmit,
Përgjigju