TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “burg me afat 15 ditor” për Emirjon Gjutën, pronarit të telefonit që u përdor për aktivizimin e shpërthimit të tritolit në rrugën “Muhamed Gjollesha” pranë vendit ku parkonte makinën babai i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Në seancën e sotme Gjykata ka pranuar këkresën e Prokurorisë për burgosjen me 15 ditë të Gjutës. Pas seancës, Qazim Gjonaj avokati i Gjutës e cilësoi arrestimin e klientit të tij të paligjshëm duke pretenduar se është bërë pa urdhrin e Prokurorisë. Duke marrë parasysh këto fakte sipas avokatit, gjykata vendosur burgosjen me 15 ditë të Emirjon Gjutës.
Kjo pasi siç u shpreh avokati Gjuta është vetëm pronari i telefonit dhe ka pranuar të identifikojë personin të cilit ia shiti nëse e sheh në foto.
Nga ana tjetër edhe Ramiz Gjuta, i ati i atë arrestuarit ka mohuar kategorikisht që djali i tij të ketë lidhje me shpërthimet me tritol duke u shprehur se Emrijon Gjuta është i pafajshëm.
Ditën e djeshme Prokuroria ka dorëzoi kërkesën, ku ka argumenduar se 15 ditë burg mjaftojnë për të zbuluar nëse 26-vjeçari ka pasur njohje me personin të cilit i ka shitur telefonin në zonën e njohur si “Dollari” në Tiranë, ku i riu punon prej vitesh. Para grupit hetimor Gjuta ka mohuar të ketë njohje me personin të cilin i ka shitur celularin.
26-vjeçari me banim në Kamëz u arrestua mëngjesin e së premtes me akuzën se ka penguar në zbulimin e së vërtetës në lidhje me shpërthimet me tritol që tronditën Tiranën të martën, e ku dy nga sulmet ishin në adresë të familjes së ministrit Tahiri.
Arrestimi i pronarit te telefonit te tritolit tek "Muhamet Gjollesha"
Në orët e para të mëngjesit të 10 shkurtit u shënuan dy shpërthime me tritol dhe një tentativë e cila u parandalua. I pari ndodhi në farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të ministrit, ku u shënuan vetëm dëme materiale, i dyti në banesën e efektivit Alfred Numani, shef i Krimeve në Korçë, edhe ky me dëme materiale. Atentati i tretë me tritol pranë vendparkimit të babait të Tahirit , u parandalua nga policia ku u krye shpërthim i kontrolluar. Sipas policisë, dy sulmet ndaj familjarëve të ministrit janë nga e njëjta dorë.
Natë terrori në Tiranë, 2 bomba familjes së Tahirit, 1 për policin
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Në seancën e sotme Gjykata ka pranuar këkresën e Prokurorisë për burgosjen me 15 ditë të Gjutës. Pas seancës, Qazim Gjonaj avokati i Gjutës e cilësoi arrestimin e klientit të tij të paligjshëm duke pretenduar se është bërë pa urdhrin e Prokurorisë. Duke marrë parasysh këto fakte sipas avokatit, gjykata vendosur burgosjen me 15 ditë të Emirjon Gjutës.
Kjo pasi siç u shpreh avokati Gjuta është vetëm pronari i telefonit dhe ka pranuar të identifikojë personin të cilit ia shiti nëse e sheh në foto.
Nga ana tjetër edhe Ramiz Gjuta, i ati i atë arrestuarit ka mohuar kategorikisht që djali i tij të ketë lidhje me shpërthimet me tritol duke u shprehur se Emrijon Gjuta është i pafajshëm.
Ditën e djeshme Prokuroria ka dorëzoi kërkesën, ku ka argumenduar se 15 ditë burg mjaftojnë për të zbuluar nëse 26-vjeçari ka pasur njohje me personin të cilit i ka shitur telefonin në zonën e njohur si “Dollari” në Tiranë, ku i riu punon prej vitesh. Para grupit hetimor Gjuta ka mohuar të ketë njohje me personin të cilin i ka shitur celularin.
26-vjeçari me banim në Kamëz u arrestua mëngjesin e së premtes me akuzën se ka penguar në zbulimin e së vërtetës në lidhje me shpërthimet me tritol që tronditën Tiranën të martën, e ku dy nga sulmet ishin në adresë të familjes së ministrit Tahiri.
Arrestimi i pronarit te telefonit te tritolit tek "Muhamet Gjollesha"Në orët e para të mëngjesit të 10 shkurtit u shënuan dy shpërthime me tritol dhe një tentativë e cila u parandalua. I pari ndodhi në farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të ministrit, ku u shënuan vetëm dëme materiale, i dyti në banesën e efektivit Alfred Numani, shef i Krimeve në Korçë, edhe ky me dëme materiale. Atentati i tretë me tritol pranë vendparkimit të babait të Tahirit , u parandalua nga policia ku u krye shpërthim i kontrolluar. Sipas policisë, dy sulmet ndaj familjarëve të ministrit janë nga e njëjta dorë.
Natë terrori në Tiranë, 2 bomba familjes së Tahirit, 1 për policinRedaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)












