TIRANË- Ka ndërruar jetë ditën e djeshme, në spitalin e djegies plastike, 43-vjeçarja, Alma Pirra, e cila së bashku me bashkëshortin e saj u plagosën pas një shpërthimi të një bombole oksigjeni në argjendarinë që kishin në zonën e 'Bllokut' në kryeqytet.
Alma Pirra dhe bashkëshorti, Sokol Pirra, pas shpërthimit kanë mundur të shkojnë me këmbët e tyre në spital, por megjithëse kanë marrë trajtimin e nevojshëm nga mjekët, Alma nuk ia ka dalë t'u mbijetojë plagëve të marra nga shpërthimi. Ndërkohë në shtyllat në zonën ku ndodhi shpërthimi janë vendosur edhe lëtërnjoftimi për vdekjen e 43-vjeçares.
Kujtojmë se shpërthimi i ndodhur më 15 korrik që i kushtoi jetën 43-vjeçares plagosi bashkëshortin e saj, punonjësen 18-vjeçare dhe dy kalimtarë erdhi nga një gabim njerëzor. Shkak ishte bërë rrjedhja e një bombole të vjetërsuar.
Në argjendarinë 'Euro Gold' që çifti kishte në pronësi, gjithçka punohej me dorë dhe duket se pikërisht mjetet e punës i kanë kushtuar jetën 43-vjeçares.


-
O 'Rrofte Komunizmi', ke shume te drejte. Ky dreq sistemi, komplet i semure e primitiv. po e shkaterron te gjithe Boten. Çdo dite e çdo ore, Bota po rrenohet e po shkon ne kolaps e degjenerim total...
Përgjigju -
Ta gezoni kapirdhtalizmin e dhjere. Secili per hesap te tij, pa kontrroll, pa disipline, pa rregull, pa pergatitjen e duhur e pa liçenca, patjeter qe keshtu do te ndodhi (pak ndodh). Ne kohen e Socializmit te Shenjte kishte rregull e disipline. Inxhinjerat vendosnin se ç'fare e si duhej bere e kishte kontrrolle teknike e te sigurimit ne pune. Atehere kishte frike e pergjegjesi, qe ishte me e mira menyre per te ruajtur jetet e njerezve e per ta bere punen SIÇ DUHET. Nuk shtyhet e shkohet me me kete lloj sistemi te tmerreshem, ku secili mendon per vete e materializmi e fitimi e leku i kane kapluar e bllokuar mendjet e semura te dukembeshave te gjore...
Përgjigju -
Ngushllime familjes,rast i rende humbja e jetes se nje zonje ne moshe te re dhe ne vendin e punes ,pa hyre ne detaje. Mendoj qe cdo njeri duhet te vendosi doren ne zemer e koke para se te shkruaj nje koment ne raste te tilla te dhimbshme. Me te mira
Përgjigju -
Z.artan asnj njeri nuk do te mendoj keq per ket grua por te gjith ndiejn keqardhje per fatkeqesin qe ndodhi .. fat i keq qe ndodhi ne lule te jetes dhe nuk e gezoj une personalisht ngushelloj familjaret per ket fatkeqesi teper te rend.
Përgjigju-
Une te shkrujta si qytetar dhe njerezore .. po nejse keto jan replika pa vler..
-
ti qe u merzite me artanin, nemos je vet gazetari, mjafton te publikohej vetem lajmerimi.
-











Komente
Komento