Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, shuhet familja Gjoka! Pas dy motrave dhe mamasë, humb jetën edhe djali 12-vjeçar

Enriko Gjoka 12 vjeç, e vetmja dritë shprese e mbetur për familjen Gjoka, nuk ia ka dalë t'i mbijetojë plagëve të marra nga shpërthimi i bombolës së gazit në hotelin e tyre në Velipojë. I mituri ka ndërruar jetë ditën e sotme në Itali, 4 ditë pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, Alketa Gjoka.

Enriko së bashku me dy motrat, Klarisën, Danielën dhe nënën e tij u dërguan në Itali për kurim, por fatkeqësisht, asnjëri prej tyre nuk u kthye më gjallë në Shqipëri, duke i lënë një plagë të thellë kryefamiljarit Arbenit, i vetmi i mbijetuar, i cili prej vitesh jeton në emigracion.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e 4 korrikut në hotelin e familjes Gjoka në Velipojë, ku mbetën të plagosur Klarisa Gjika 15 vjeç, Danjela Gjoka 19 vjeç, Enriko Gjoka  12 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeç, por fatkeqësisht  nuk mundën të mbijetonin. 

Për ngjarjen policia arrestuoi Petrit Mollajn, tregtar gazi, sepse dyshohet se ai i shiti gazin familjes Gjoka në Velipojë. Mollaj, 46-vjeç, banues në Shkodër, tregtonte gaz në kundërshtim me ligjin.

 

J.SH./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Gjykata Kushtetuese do e shkarkojë presidentin Meta ?

Komento

Komente

  • Iris: 20/09/2021 23:42

    Kjo tragjedi duhet te sherbeje qe shteti te vendose rregulla shternguese qe te mos perseritet me.Ne rradhe te pare, duhet te vendoset qe vetem nje-dy kompani te mbushin, mirembajne bombolat e gazit.Ne rradhe te dyte, per bombola me permasa te atilla,si keto qe shkaktuan tragjedine,te mos lejohen te mbahen ne ambiente te brendshme,dhe aq me keq te mbahen te grrumbulluara.Ne Amerike,bombola te tilla,mbushen,mirembahen e kolaudohen nga kompani te caktuara.Supermarketet qe i shesin,i mbajne jashte, ne dollape prej rrjete te forte metalike,dhe kur i sjell t'i shkembesh te perdorurat qe i ke boshatisur dhe te marresh te reja,nuk te lene as boshet t'i fusesh ne ambientet e brendshme,jo me ato qe jane plot,jo e jo.Kur i ble ben tranzaksionin brenda ne dyqan dhe pastaj vjen dikush jashte qe t'a shkemben.Gjithashtu ,nuk duhen lejuar qe bizneset t'i mbajne brenda e t'i grumbullojne,si boshet,si ato qe jane plot.Po sikur ato te kishin shperthyher kur te ishin turiste brenda,tragjedia do te kishte qene dhe me e madhe,dhe shtetit do t'i duhej te paguante demshperblime dhe per turistet e te afermit e tyre?Presim qe Kuvendi te ndermarre ndonje iniciative ligjore per shterngimin e masave.

    Përgjigju
  • Erik: 20/09/2021 18:08

    S'ka tmerr me te madh, as fjale nuk gjen dot per ngushellim. Thjesht trishtim dhe keqardhje e madhe.

    Përgjigju
  • Alpha: 20/09/2021 14:40

    Pse o zot pse

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Itali/ Si nëpër filma, 11- vjeçari lë shkollën dhe niset për të vizituar Romën: Doja të shihja Koloseun!