PRISHTINE- Një ditë pas shpërthimit të Termocentralit “Kosova A”, akoma nuk bëhen të ditura shkaqet e aksidentit që çoi në dy të vdekur dhe 20 të plagosur. Drejtori i Korporatës Elektroenergjitike të Kosovës, Arben Gjuka ka thënë për “A1 Report” se po punohet për identifikimin e shkaqeve të shpërthimit dhe se prioritet i tyre momentalisht është solidarizimi me familjet e viktimave dhe të lënduarve nga shpërthimi.
“Jemi duke punuar në fazën e fundit që është identifikimi i shkaktarëve të këtij shpërthimi, por për momentin është shumë e vështirë të dihen derisa ekipet e specializuara janë në terren dhe në momentin që do të kemi informatat e para do të informojmë opinionin publik. Fatkeqësisht situata të paparashikuara janë shumë vështirë, nuk mund të parandalohen, por në Koorporatën Elektroenergjetike të Kosovës zbatohen standardet më të mira të sigurisë në punë, normat më të mira ndërkombëtare dhe shkalla e gatishmërisë është në nivel shumë të lartë dhe shpresojmë dhe lutemi që kjo të jetë hera e fundit që shohim një situatë të tillë. Prioritet numër një kemi të ndajmë dhimbjen dhe të jemi shumë afër familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre, të jemi pranë punëtorëve që kanë pësuar lëndime. Së pari më lejoni të shpreh falënderimin e sinqertë për mbështetjen e menjëhershme të disa institucioneve shtetërore nga Republika e Shqipërisë, do t’i jemi mirënjohës gjithmonë”, tha Gjuka.
Kreu i KEK falënderon kompaninë elektroenergjetike simotër KESH, për ndihmën e ofruar për sigurimin e energjisë në Kosovë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO