Derdhja e ujrave në plazhin e Ksamilit shkaktoi alarm tek pushuesit të cilët ishin të shumtë.
Kujtojmë që vetëm një vit më parë u investuan miliona euro për trajtimin dhe ndërrimin e të gjithë tubacioneve të ujrave të zeza të cilat do të transferonin këtë ujë drejtë impiantit i cili është ndërtuar nga KFV-ja Gjermane.
Ajo çfarë ndodhi pasditën e së mërkurës gjunjëzoi mjaft biznese të cilët operonin në këtë zonë plazhi duke u hequr mjaft të ardhura, pasi shumë pushues u larguan të indinjuar me atë çfarë ndodhi.
“Ne ishim këtu duke pushuar me familje dhe me fëmijë, vetëm kur erdhën ujrat e zeza prej lart-poshtë. U bë shumë pis, kundërmonte, nuk u rrinte më. Të gjithë pushuesit që ishim, ikëm. Me plan e kishim deri të shtunën në mëngjes të rrinim këtu, ishte një tmerr ajo që ndodhi”.
Në lidhje me problem që ndodhi në Ksamil Report Tv kërkoi të merrte një prononcim nga Administratorja e Ksamilit, Valbona Oruçi, por kjo e fundit nuk pranoi të fliste madje insistoi që të hiqte kamerën në mënyrë që të mos filmohej.
Ndërkohë që kjo është administratorja e cila duhe të kishte ndjekur edhe ecurinë e këtyre punimeve. Nga ana tjetër Drejtori i Usjellës Kanalizimeve të Sarandës, Sheme Lulo thotë se difekti është shkaktuar si pasojë e një tubi të çarë, por ai arsyetohet se nuk është përgjegjësie e tij, por e firmës që ka kryer, punimet. Ndërsa sa i përket gjobitjes për cilësin e punimeve dhe katastrofes ekologjike që u krijua drejtori i UKS nuk tha që do të ketë një të tillë.
“Këtu ka ndodhur një difekt, pasi është çarë tubacioni i dërgimit të ujrave të zeza. Është konstatuar, ne si ndërmarrje pavarsisht se nuk e kemi ne për detyrë për ta riparuar, kemi ardhur dhe e kemi evidentuar difektin dhe kemi komunikuar me firmën e cila ka kryer investimin që të vijë ta riparojë dhe të bëjë ndërrimet. Përsa i përket dëmshpërblimeve janë probleme teknike dhe ligjore. Çdo njeri ka të drejtë të dëmshpërblehet për problemet që i janë shkaktuar”, u shpreh drejtori i UK në Sarandë, Lulo.
Megjithatë menjëherë pas problematikës së krijuar plazh u mor një aksion nga disa punonjës të bashkisë së Sarandës në bashkëpunim edhe me forcat e ushtrisë të cilët pastruan zonën në të cilën shpërthyen ujërat e zeza.
[gallery]23258[/gallery]
Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO