JAPONI- Mbi 30 persona mendohet të kenë vdekur, ndërkohë që më shumë se 500 forca ushtarake japoneze janë duke bërë kërkimet në majën e malit Ontake, një ditë pas shpërthimit të papritur të një vullkani.
Kjo detyroi shumë nga personat që banonin në mal të bënin zbritje emergjente nëpër retë e hirit vullkanik dhe shkëmbinjtë e rënë.
Kjo video e publikuar nga Forca e Mbrojtjes së Japonisë tregon ushtarët duke tërhequr të mbijetuarit me helikopterë nga mali Ontake, tashmë i mbuluar nga hiri dhe shkëmbinjtë e rënë. Ndërkaq, qindra persona janë bllokuar në mal pas shpëthimit të së shtunës.
Më shumë se 40 persona raportohet të jenë plagosur, ndërsa autoritetet po përpiqen të konfirmojnë vendodhjen e 45 personave të tjerë. Autorietet thonë se vullkani është ende aktiv duke nxjerrë tym dhe hi me qindra metra në drejtim të qiellit.
Shpërthimi i vullkaneve në Japoni është bërë thuajse i zakonshëm. Kjo zonë është një nga pjesët më aktive sizmike në botë, por nuk ka shënuar viktima që prej vitit 1991, kur 43 persona humbën jetën në malin Unzen, në jugperëndim të vendit.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO