Shpërthimi në Lezhë/ Punonjësi hero i karburantit rrezikoi jetën për të shpëtuar dy vajzat e mitura (VIDEO)

Dy vajzat e mitura të familjes Bushati, të cilat ishin së bashku me prindërit dhe xhaxhanë në momentin e shpërthimit të karburantit në Lezhë janë shpëtuar nga punonjësi Nikolin Prenga. Ai menjëherë sapo ka konstatuar shkëndijën në depozitën e gazit ka vrapuar dhe ka nxjerrë dy vajzat nga makina.

Por s'ka mundur të shpëtoje veten duke u djegur në 40% të trupit.  Sot ai ndodhet i shtruar në qendrën universitare "Nënë Tereza" në gjendje të rëndë për jetën. Në familjen e 40-vjeçarit në Pllanë të Lezhës ka pllakosur heshtja në pritje të lajmeve për shëndetin e tijë, ndërsa babai i Prenges tregon si e mori djalin e plagosur dhe e dërgoi në spital.

"Unë kam shkuar sa ka plasur gazi. Kam shkuar dhe kërkova djalin tim sepse secili mendon për veten. E gjeta dhe e çova në spital dhe më gjatë nuk e di. Më tha ka plas bombula dhe jemi djeg se dha një shkëndijë të vogël.  Djali ëshët pak më mirë por i djegur rëndë është rëndë.  Këto kanë qenë rrugëtar dhe kan shkuar aty për të mbushur bombula gazi. Ky e ka pa dhe ka nxjerr dy fëmijët edhe ka plas zjarri. Pastaj ka shku për herë të dytë se pse ka shkuar për herë të dytë nuk e di.  Djali im thotë kam shpëtuar dy fëmije edhe pot ë vdes nuk jam në merak sepse kam shpëtuar dy fëmijë." ka thënë  Frrok Prenga, babai i të plagosurit.

Nga shpërthimi i depozitës së gazit mbrëmjen e së shtunës mbeten të plagosur 7 persona 2 prej të cilëve vijojnë të jenë në gjendje të rëndë për jetën, pasi kanë pësuar djegie të shumta në trup. Ndërsa  karburanti ku ndodhi ngjarja u bllokua nga  Inspektorati Shtetëror Teknologjik dhe Industrial  për shkak të mos plotësimit të kushteve të sigurisë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri i Ukrainës paralajmëron rrezikun e Luftës së Tretë Botërore

Kryeministri i Ukrainës paralajmëron rrezikun e Luftës së Tretë Botërore