Shpërthimi në Lushnje, arrestohet sipërmarrësi i punimeve! Sekuestrohen dokumentet e bashkisë! Pritet marrja në pyetje e deputetit PS-së, Çela

Lushnje - Ka një të arrestuar për shpërthimin e ndodhur më 1 mars 2024 në kapanonin në ndërtim në periferi të Lushnjes që i mori jetën babë e bir, ndërsa u plagosën 7 të tjerë mes tyre dhe deputeti socialist Bujar Çela pronar i magazinës që po ngrihej.

Në pranga ka rënë përgjegjësi që po kryente punimet, Leonard Gjini, pronar i Gjini Konstruksion sh.p.k. një biznes me aktivitet ndërtimi dhe zbatim projektesh me konstruksion beton dhe hekur.

Policia thotë se ai ka lejuar punimet pa respektuar rregulloret e sigurimit Teknik duke sjellë dhe pasoja të rënda.

"Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, me mosveprimet e tij, duke qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit, sipas kontratës së sipërmarrjes, ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar regulloret përkatese të sigurimit teknik, të disiplines teknike të mbrojtes në punë dhe nuk ka marë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda’ informoi sot policia e Fierit.   

Sipërmarrës 32-vjeçar i firmës “Gjini Construksion”,  më 27 nëntor të vitit 2023 ka lidhur kontratë me deputetin Çela për ndërtimin e magazinës me një vlerë prej rreth 18 milionë lekë.

Por i pyetur më herët nga policia, në dëshminë e tij të cilën shqiptarja.com e zbardhi ai thotë se nuk e kishte nisur punën në kapanonin e deputetit pasi ka pritur momentin që të ishte gati lirimi i objektit.

“Nuk e kam idenë se çfarë punimesh ishin duke u kryer në objekt, nuk kam dërguar asnjë punonjës apo të kem bërë asnjë nënkontraktë për të kryer punimë në këtë objekt”, thuhet në dëshminë e tij. 

32 vjeçari banues në fshatin Goriçaj u arrestua për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasoja të rënda. 

Çfarë ka ndodhur më 1 mars?

Viktima Roland Hoxha ishte vinçier, dhe djali i tij Elidion e ndihmonte. Të dy ishin në vinç. Gjatë procesit të punës për prerjen dhe çmontimin e disa profileve të hekurit duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë që prodhohet nga djegia dhe përzierja e oksigjenit me Acetilenin ka ndodhir një avari e cila ka bërë që një nga bombolat e cila dyshohet të këtë qenë më përmbajtje gazi acetilen ka shpërthyer. 

Bashkia e Lushnjës e kuptoi vetëm 1 ditë pas shpërthimit, se deputeti Bujar Çela ishte duke ndërtuar një kapanon gjigand në tokën e tij në zonën industruale, në shkelje të lejes së dhënë më 19 shtator 2023. Siç zyrtarët e institucioneve vendore në Lushnje deklaruan, sistemi online i lejeve në bashki nuk punonte, dhe duke mos pasur njoftim, askush nuk doli në terren për të parë nëse po zbatoheshin rregullat e mbrojtjes në punë.

E vetmja “trokitje” në magazinë u bë një ditë pas shpërthimit të 1 marsit, aty ku u konstatua se ndërtimi në fakt e kishte tejkaluar lejen, ndaj prokuroria e Fierit ka nisur një hetim për ndërtim të paligjshëm, akuzë që mund të penalizojë  deputetin duke qenë se objekti është në pronësi të tij. E nëse ndodh, hetimi nga Fieri, pritet t’i kalojë SPAK-ut që heton rastet e zyrtarëve të lartë. Të nesërmen e ngjarjes, më 2 mars Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Lushnje, ka lëshuar edhe një procesverbal për prishjen e objektit të kundraligjshëm. 

Ndërkohë ende nuk është marrë në pyetje deputeti i PS-së Bujar Çela.Magazina po ndërtohej mbi linjën e tensionit të lartë, prandaj prokuroria ka sekuestruar dokumentet e bashkisë së Lushnjes për të verifikuar gjithë dokumentacionin si u dha kjo leje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:42
Magazina ku ndodhi shpërthimi u ndërtua poshtë linjës së tensionit të lartë! Sekuestrohet dokumentacioni i bashkisë së Lushnjes

 

(Foto: Shperthimi ne Lushnje, 1 mars 2024)

Lushnje- Prokuroria ende nuk ka marrë në pyetje deputetin Bujar Çela i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi në magazinën e tij në Lushnje më 1 mars 2024, ku humbën jetën babë e bird he u plagosën 7 të tjerë.

Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se Prokuroria e Fierit ka sekuestruar dokumentacionin nga bashkia e Lushnjes lidhur me praktikën që është ndjekur në këtë zonë periferike të qytetit për dhënien e lejes, pasi ndërtimi  bëhej poshtë shtyllës së tensionit të lartë.

“Është sekuestruar i gjithë dokumentacioni nga bashkia e Lushnjes” tha gazetarja Keti  Banushi, ndërsa informoi më tej se do të verifikohet nëse janë kryer kontrolle nga inspektoriati. Si ka ndodhur që punimet po kryheshin jashtë lejes së ndërtimit pasi ishin tejkaluar afatet.

Ora 11:08
'Nuk ia kam idenë çfarë punimesh kryheshin? U arrestua pas shpërthimit në Lushnje, çfarë deklaroi sipërmarrësi në prokurori

Pas shpërthimit Prokuroria ka marrë në pyetje Leonard Gjinin i cili ishte pronar i Gjini Konstruksion sh.p.k.

I pyetur ky i fundit thotë se në vendngjarje nuk ka pasur asnjë punonjës të tij pas ende nuk kishte nisur punë që prej lidhjes së kontratës dhe po priste momentin që do të ishte gati lirimi i objektit për fillimin e punimeve. Por sipas prokurorisë janë kryer punimet nga dy viktimat që nuk ishin kontraktuar.

Është pyetur shtetasi Leonard Gjini shpjegon se ka një biznes aktivitet ndërtimi dhe zbatim projektesh me konstruksion beton dhe hekur ne daten 27.11.2023 ka lidhur një kontratë sipërmarje me shtetasin Bujar Çela ndërtim magazine e cila ishte e pajisur me leje ndërtimi Nr200 dt 19.09.2023 Objekti kishte një vlerë prej 17963280 lek e cila më datë 10.02.2024 është konfirmuar për fillimin e punimeve. Ai sqaron se për ngjarjen e ndodhur aty nuk lidhej me punonjësit dhe nuk ka idenë se çfarë punimesh ishin duke u kryer në objektin në fjalë, nuk ka dërguar asnjë punonjës apo të ketë bërë asnjë nënkontraktë për të kryer punimë në këtë objekt. Pas daljes të lejes për fillimin e punimeve ai ka pritur momentin që do të ishte gati lirimi i objektit për fillimin e punimeve.

Ora 10:25
Magazina e Bujar Çelës në shkelje të lejes së ndërtimit, sistemi online i Bashkisë prej 1 viti e gjysmë jashtë funksionit

Ndërtimi i magazinës së deputetit socialist, Bujar Çela në Lushnje ku ndodhi shpërthimi më 1 mars 2024 dhe u mori jetën 2 personave, e 7 u plagosën, po kryhej në shkelje të lejes së ndërtimit. Sipas dosjes së zbardhur nga Shqiptarja.com institucionet në Lushnjë nuk ishin në dijeni për ndërtimin që po kryente deputeti i mazhorancës.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Lushnjë, Robert Kola ka dëshmuar në polici se nuk ka pasur dijeni nëse deputeti i PS Bujar Çela po ndërtonte apo kishte marrë leje ndërtimi, deri në momentin e shpërthimit kur ngjarja mori përmasa të mëdha.

Ai ka deklaruar se nuk ka pasur informacione nga urbanistika apo njësia administrative se aty po kryheshin punime. Më tej ai ka shpjeguar se sistemi online i bashkisë nuk ka funksionuar dhe gjatë kësaj kohe nuk është bërë asnjë inspektim për objektin në fjalë që po ndërtohej.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se sistemi ka një vit e gjysmë që nuk funksionon. Arsyeja është një defekt që ka pësuar sistemi dhe ende nuk është riparuar. Burime pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Lushnjë thonë se asnjë leje që jep bashkia prej një viti e gjysmë nuk u kalon në sistem për shkak të defektit.

Në dosjen që dy oficerë të policisë gjyqësore kanë bërë në prokurorinë e Fierit, ata evidentojnë se nisur nga hetimet paraprake ka rezultuar se për objektin ku ka ndodhur shpërthimi deputeti Çela kishin marrë një leje në shtator me afat një vit, por që pas aktit të konstatimit IVMT ka rezultuar se ai ka kryer punime ne objekt në tejkalim të lejes së ndërtimit të dhënë nga Bashkia Lushnje. Nga dëshmitë e marrë rezulton se deputeti po e bënte magazinën në tokën e tij për të lëshuar dyqane me qira.

“Nisuar nga hetimet paraprake të kryera nën drejtimin e Prokurorise Prane Gjykates së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Fier  ka rezultuar se për objektin ku ka ndodhur shpërthimi, nga Bashkia Lushnje, në muajin shtator 2023 është miratuar leja ndërtimore për objekt 1 kat për tregtimin dhe magazinimin e materialeve te ndryshme në emër te shtetasit Bujar Çela me afat 1 vjeçar, por që pas aktit të konstatimit të datës 02.03,2024 nga Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit bashkia Lushnje ka rezultuar se subjekti që ka kryer punimet ne objekt ka tejkaluar lejen e ndërtimit të dhënë nga Bashkia Lushnje”, sqarohet në dosje.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ai cuni: 05/03/2024 19:29

    Tani me lushnje po flasin per cudine e radhes se kjo iku kaluan tre dite!sa bie muzgu ne ate qytet ska me qarkullim!ca po ndodh atje?

    Përgjigju
  • mergimtari: 05/03/2024 13:54

    A e lejon ligji deputetin ne detyre te kete bisnes?

    Përgjigju
    • Or tej: 05/03/2024 15:13

      Ligji tek ne e ndalon te futet ne kuvend nqs nuk eshte rrugac/hajdut/kriminel/mafioz/biznesmen or teeeejjjjj

  • Lala: 05/03/2024 13:44

    Pse kush prisnit ju ta hante,Deputeti????

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 05/03/2024 12:46

    Ky deputeti edvinit duhet te arrestohet dhe hetohet e denohet si vrases

    Përgjigju
  • Po mër po: 05/03/2024 12:12

    Kush e punësoi sipërmarrësin e punimeve ose vrasësin me pagesë? Deputeti ose pronari

    Përgjigju
  • Une: 05/03/2024 12:09

    Te hetohet gerdeci i lushnjes

    Përgjigju
    • Drejtesia: 05/03/2024 15:14

      Na falni por jemi te zene me ceshtjen Beleri

  • Qereku: 05/03/2024 11:14

    Qe do ta hante njeri kot me kot kjo dihej, po qe gjithe kho ceshtje mos te kete anje pergjegjes nga institucionet sma.priste mendja. Partia te mbron

    Përgjigju
    • Parajsë për taksa: 05/03/2024 12:22

      Rrumpallë për pushtetarët

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim