TIRANE - “Nuk mbaj mënd asgjë se çfarë ka ndodhur, gjithçka ka qënë një aksident dhe jo e qëllimshme”. Me këtë fjalë i është drejtuar gjyqtarit Agron Zhukri, 63-vjeçari Abdullah Dervishi, pronari i pastiçerisë ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm. Ish-oficeri i repartit special RENEA është lënë në masën e arrestit në burg, kjo pasi sipas gjyqtarit ai gëzon shëndet të plotë dhe mjekimin mund ta marrë dhe në ambjentet e spitalit të burgut.
Sipas vendimit të gjykatës së Tiranës, me veprimet e tij pronari i pastiçerisë ka provokuar një shpërthim shumë të fortë, çka shkaktoi plagosjen e 21 personave që ndodheshin në pastiçeri. Nga ana tjetër avokatët mbrojtës janë shprehur se do apelojnë vendimin e gjykatës së Tiranës, kjo pasi klienti i tyre nuk ka kryer asnjë vepër penale, por gjithçka ka qënë aksident ku dhe ai vetë ka mbetur i plagosur.
/Shqiptarja.com

Lajmet e tjera për shpërthimin e gazit te Don Bosko